Përmbledhje e DVV International

DVV International është Institut për Bashkëpunim Ndërkombëtar i “Deutscher Volkshochschul-Verband e.V. (DVV)”, Shoqatës Gjermane për Arsimin e të Rriturve. DVV-ja përfaqëson interesat e rreth 900 qendrave arsimore për të rritur (Volkshochschulen) dhe shoqatave të tyre shtetërore, ofruesve më të mëdhenj të arsimimit të vazhdueshëm në Gjermani. 

Si organizatë kryesore profesionale në fushën e arsimit për të rritur dhe bashkëpunimit zhvillimor, DVV International i është përkushtuar mbështetjes së arsimit tërë-jetësor për më shumë se 50 vite. DVV International ofron mbështetje rreth botës në themelimin dhe zhvillimin e strukturave të qëndrueshme për Arsimin e të Rinjve dhe të Rriturve.

Ne jemi një partner profesional në dialog me njerëzit e vendit. Për ta arritur këtë, ne bashkëpunojmë me më shumë se 200 partner nga shoqëria civile, qeveria dhe akademia, në më shumë se 30 shtete të Afrikës, Azisë, Amerikës Latine dhe Evropës. Zyrat tona në nivele shtetërore dhe rajonale ndërtojnë bashkëpunimin lokal dhe rajonal, dhe sigurojnë cilësinë dhe efektivitetin e veprimeve tona në shtetet tona partnere. Puna jonë është e përqendruar në shkrim-lexim dhe arsim bazik, arsim profesional, të nxënit global dhe ndër-kulturor, arsimit mbi ambientin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, migrimin dhe integrimin, punën me refugjat, arsimin shëndetësor, parandalimin e konflikteve dhe arsimin mbi demokracinë.

DVV International financon punën e vet përmes fondeve nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Zyra Federale Gjermane për Punë të Jashtme, Bashkimi Evropian, si dhe nga donator të tjerë. Në bashkëveprim me shoqata shtetërore, rajonale dhe botërore për arsimimin e të rriturve, DVV International promovon punën e lobimit dhe avokimit për të drejtat e njeriut në arsim dhe mësimin tërë-jetësor. Për të arritur këtë, ne orientohemi me Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SZHQ-të), agjendën globale të arsimit, Education (Arsimi) 2030, si dhe Konferenca Botërore e UNESCO-së mbi Arsimin e të Rriturve (CONFINTEA). DVV International mbështet shkëmbimin Evropian dhe global të informatave dhe ekspertizës përmes konferencave, seminareve dhe publikimeve.

Vizioni ynë 

Ne luftojmë varfërinë përmes arsimit dhe mbështesim zhvillimin. Si një organizatë profesional që vepron globalisht për arsimimin e të rriturve, ne ndërtojmë një sistem të qëndrueshëm për arsimin e vazhduar së bashku me qytetarët, organizatat arsimore dhe qeveritë. Së bashku me njerëzit e shteteve tona partnere, me krijojmë hapësira për arsimim tërë-jetësor.

 

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.