Rritja e aftësive të grave sipërmarrëse për të zhvilluar dhe mbajtur aktivitetet e tyre të biznesit gjatë dhe pas krizës COVID-19 në Kosovë

Qellimi I këtij projekti të DVV International dhe organizatës “Gratë në Biznes” është mbështetja e grave në biznes për të zbutur krizën nga COVID-19,për të thelluar riformimin e modeleve të biznesit të tyre,në drejtim të planifikimit strategjik,menaxhimit të financave dhe mundësive të tjera në treg.

Qëllimi I këtij projekti të DVV International dhe organizatës “Gratë në Biznes” është mbështetja e grave në biznes për të zbutur krizën nga COVID-19,për të thelluar riformimin e modeleve të biznesit të tyre,në drejtim të planifikimit strategjik,menaxhimit të financave dhe mundësive të tjera në treg.Mbështetja në rritjen e sipërmarrjes së grave përmes identifikimit të mënyrave të reja për zhvillimin dhe pozicionimin e tregut,tregtisë Online,kjo po realizohet përmes trajnimit të sipërmarresve të grave në marketing digjital dhe komunikim.

Aktivitetet të cilat po realizohen janë:

Përzgjedhja e bizneseve te menaxhuara nga gratë në rajone të ndryshme të Kosovës,Zhvillimi I një platforme online që po mundëson trajnime online,sipas programit të konsulences.Blerja dhe dorëzimi I pajisjeve të nevojshme për trajnime online për gratë sipërmarrëse.

Që nga fillimi I zhvillimit të projektit 50 gra sipërmarrëse  kanë rritur kapacitetet e tyre të menaxhimit për t'iu përgjigjur krizës dhe për të mbështetur bizneset e tyre.Kanë riformuar bizneset e tyre dhe kanë hartuar plane të reja strategjike, sisteme të menaxhimit financiar (flukset e parave) dhe kanë rritur njohuritë e tyre për qasjen në financa pas krizës pandemike.Po ashtu kanë rritur bizneset e tyre deri në 20% për shkak të aplikimit të tregtisë online.

Të paktën 25 biznese të grave kanë rritur produktivitetin e tyre me 50% dhe kanë ripozicionuar në tregun lokal dhe më gjerë.

Projekti pritet të zgjat deri më 30 nëntor dhe terësishtë do të përfshihen 50 gra,nga regjioni I Prishtinës,Mitrovicës dhe Pejës.

 

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.