Konferenca e katërt rajonale – Ndërtimi i urave në arsimin e të rriturve - Biograd na moru, Kroaci

Me daten 18-20 Prill, 2018 në Biograd na moru - Kroaci , është mbajtur Konferenca ndërkombëtare "Ndërtimi i urave në arsimin e të rriturve". Në këtë konferencë nga Republika e Kosoves kanë marrë pjesë gjashtë pesona , përfaqësues nga Minsitria e Arsimit Shkences dhe Teknologjisë , Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale , Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve , Agjencioni për Arsim Profesional dhe arsimin e të rriturve , dhe nga DVV International zyra në Kosovë

Me daten 18-20 Prill, 2018 në  Biograd na moru - Kroaci , është mbajtur Konferenca ndërkombëtare "Ndërtimi i urave në arsimin e të rriturve". Në këtë konferencë nga Republika e Kosoves kanë marrë pjesë gjashtë pesona , përfaqësues nga Minsitria e Arsimit Shkences dhe Teknologjisë , Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale , Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve , Agjencioni për Arsim Profesional dhe arsimin e të rriturve , dhe nga DVV International zyra në Kosovë. Kjo Konferencë është një ngjarje vjetore që është e përkushtuar për përmirësimin e arsimit të të rriturve në vendet e Evropës Juglindore. Konferenca mbahet çdo vit me qëllim të grumbullimit të profesionistëve të arsimit të të rriturve nga rajoni për të diskutuar zhvillimet në vazhdim dhe hapat e kërkuar për përmirësimin e politikave në përputhje me kornizat e arsimit të të rriturve të Bashkimit Evropian.

Konferenca ndërkombëtare në Biograd na moru ofroi informacione  për statusin aktual të arsimit të të rriturve, i cili u prezentua nga  përfaqësues të ndryshëm  nga vendet e rajonit  siq janë ;  Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,  Serbia dhe Sllovenia.

Gjatë kësajë Konference ndërkombëtare kishte dy prezentime nga Kosova ; z. Ramadan Alija – Drejtor i zyres DVV International në Kosovë prezentoi për zhvillimet e fundit dhe gjendjen aktuale të arsimit për të rritur në Kosovë ,  ndësa zj Radica Berishaj – Udhëheqëse e sektorit për mësimin gjatë gjithë jetës nga Ministria e Arsimit Shkences dhe Teknologjisë prezentoi temën - Niveli 5 i kualifikimeve në kontekst të të  mësuarit gjatë gjithë jetës.

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.