Hapja e kurseve modulare për profesionin Parukeri/Grim në qendrën e aftësimit profesional të sapo ndërtuar ne Podujevë

Duke u bazuar në Agjencin e Statistikave të Kosovës (ASK) e cila ka prezantuar anketën e fuqisë punëtore sipas së ciles shkalla e papunësisë në Kosovë është 30.7 % dhe papunësia më e theksuar është te gjinia femrore me 34.8%, krahasuar me meshkujt, 29.5% , DVV international ka bërë të mundur hapjen e kurseve të reja modulare për profesionin e Parukeris/Grimit , në qendren e re trajnuese ( e cila është ndërtuar gjatë vitit të kaluar ) në Podujevë.

Duke u bazuar në Agjencin e Statistikave të Kosovës (ASK) e cila ka prezantuar anketën e fuqisë punëtore sipas së ciles shkalla e papunësisë në Kosovë është 30.7 % dhe papunësia më e theksuar është te gjinia femrore  me 34.8%, krahasuar me meshkujt, 29.5% , DVV international ka bërë të mundur hapjen e kurseve të reja modulare për profesionin e Parukeris/Grimit , në qendren e re trajnuese ( e cila është ndërtuar gjatë vitit të kaluar ) në Podujevë.  Projekti është realizuar në bashkëpunim me Agjencionin e Punësimit në Republiken e Kosoves (APRK) respektivisht me Ministrin e Punës dhe Mirëqenjes Sociale (MPMS) i cili ka për qëllim zbutjen e pa punësisë në veqanti tek gjinia femrore , në rajonet më pak të zhvilluara në Kosovë .

Projekti është titulluar ,,Ngritja e aftësive dhe kompetencave të personave të pa punë për profesionin Parukeri/Grim  në qendrën e aftësimit te sapo ndërtuar ne Podujeve”, e që si objektiv ka aftësimin profesional të së paku 80 personave  në vit të regjistruar në listën punëkërkueseve për profesionin e cekur më lartë ,me qëllim të zbutjes së papunësisë,dhënies së mundësive për hapjen i bizneseve të vogla dhe vetëpunësimit. Projekti në fjalë në mënyrë specifike do të përfshijë:

§  Ngritjen e vetëdijes për themelimin e biznesit,tek personat që do të marrin pjesë në kurset modulare ;

§  Ngritjen e aftësive, shkathtësive dhe kompetencave të tyre në fushën e Parukerisë/Grimit;

§  Punësimin-apo vetëpunësimin e kandidateve pas vijimit të trajnimeve.

Në mungesë të fondeve nga MPMS, DVV International ka mundësuar furnizimin me pajisje të nevojshme të punëtorisë për Parukeri/Grim në qendren e aftësimit te sapo ndërtuar ne Podujeve , dhe ka siguruar pagën mujore për një trajnere të zgjedhur në bashkëpunim me APRK për profesionin Parukeri/Grim ,e cila do të ofrojë trajnime për kursantet deri në fund të vitit 2019.

Ndërsa Qendra e aftësimi tprofesional në Podujeve respektivisht APRK-MPMS për realizimin e këtij Projekti ka ofruar :Shpenzimet rrjedhëse mujore te objektit ,hapësirën ne kuadër te qendres ku do te ofrohen  kurset , listën e personave të zgjedhur për trajnim, dhe ka siguruar  programin e trajnimit. ( Programi i trajnimeve për profesionin  Parukeri/Grim do të jetë i njëjtë me ato që janë duke u përdorur në qendrat tjera të Aftësimit profesional në Kosovë dhe të cilat janë të akredituar nga Autoriteti Kombëtarë i kualifikimeve në Kosovë).

Projekti parashihet të vazhdojë së paku edhe gjatë dy viteve të ardhëshme dhe APRK , respektivisht MPMS eshtë zotuar se nga fillimi i vitit 2020 , te gjitha shpenzimet do te mbulohen nga MPMS .

 

VHS DVV International LogoBMZ Logo