Hapja e kurseve modulare për teknologji informatike dhe nderrmarresi në tri Qendra Rinore në Kosovë

Duke iu referuar memorandumit të bashkëpunimit të datës 23.10.2018, të nënshkruar nga MKRS dhe DVV International , respektivisht pikes 3 të këtij memorandumi e cila ka të bëj me fuqizimin e rinise, dhe rini te shkathët dhe te pergaditur për treg të punes në kosovë, jane hapur kurset modulare (3-6 muaj) për teknologji informatike dhe ndërrmarrësi. Këto kurse janë hapur në kuadër të tri qendrave rinore të cilat gjenden në komunat; Ferizaj , Malishevë dhe Viti .

Projekti ka objektiv kryesor aftësimin për njohuri kompjuterike dhe ndërrmarrësi të së paku 100 personave të rinj deri në fund të vitit 2019, me qëllim të zbutjes së papunësisë, dhënies së mundësive për hapjen e bizneseve të vogla dhe vetëpunësim e rinise kosovare nga rajonet e lartëpërmendura.

Realizimi i këtij projekti është mundësuar me bashkëfinancim nga DVV International dhe MKRS ,me ç’rast MKRS ka ofruar pajisjet e nevojshme pë dy qedra rinore (Malishevë dhe Viti) ,ndërsa DVV International ka ofruar pajisjet për qendren rinore në Ferizaj , dhe ka mbuluar shpenzimet për trajnerët nga tri qendrat rinore nga rajonet e përmendura më lartë.

VHS DVV International LogoBMZ Logo