Punëtoria - Rishikimi dhe plotësimi i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve në Kosovë

DVV International, në bashkëpunim të ngushtë me Autoritetin kombëtar të kualifikimeve (AKK) në Kosovë , kanë organizuar punëtorin e parë e cila ka të bëj me rishikimin dhe plotësimin e kornizes kombëtare të kualifikimeve (KKK) në Republiken e Kosoves.

DVV International, në bashkëpunim të ngushtë me Autoritetin kombëtar të kualifikimeve (AKK) në Kosovë , kanë organizuar punëtorin e parë e cila ka të bëj me rishikimin dhe plotësimin e kornizes kombëtare të kualifikimeve (KKK) në Republiken e Kosoves. Rishikimi dhe plotësimi i KKK është i nevojshëm për shkak se publikimi i fundit i dokumentit të KKK është bërë në vitin 2011 dhe nga atëherë deri me tani sistemi i edukimit në kosovë ka pasur shumë ndryshime në sektorët e ndryshëm, janë zhvilluar procedura te reja dhe dokumente te ndryshme të cilat kanë ndikim në sistemin e kualifikimeve të cilat duhet të pasqyrohen në dokumentin e ri te KKK. Gjatë vitit 2019 DVV International do ti ofrojë mbështetje AKK për realizimin e projektit në fjalë , përmes realizimit të aktiviteteve të specifikuara më poshtë;

·         Konsulencë me ekspert lokal që do të përfshihet për rishikimin e dokumentit të KKK, më saktësisht editimi i dokumentit si dhe mbajtja e koherencës në mes strukturës dhe përmbajtjes në këtë dokument;

·         Organizimi i tri punëtorive në vend ose në rajon duke e përfshirë grupin e ngushtë (bërthamë) rreth 15 persona për rishikimin e KKK, i cili do punojë ngushtë me ekspertët e angazhuar për të azhurnuar dokumentin e ri të KKK;

·         Organizimi i një Konference promovuese, (për prezantim publik të dokumentit të KKK me karakter ndërkombëtar, rajonal dhe me pjesëmarrje të të gjitha palëve relevante të sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional ,arsimit për të rritur, dhe arsimit të lartë, në Kosovë. 

Si rezultat i procesit të rishikimit të KKK, është finalizimi i këtij dokumenti  i cili të dizajnohet dhe shtypet. Dizajni i Kornizes së re të Kulifikimeve në Kosovë do të jetë i përshtatshëm, modern, kreativ dhe komunikues për audiencën e gjerë. Publikimi , do të bëhet në tri gjuhë (shqip  anglisht dhe serbisht)  dhe do të financohet nga AKK;

Korniza Kombëtare e Kualifikimeve është një komponent e rëndsishme me të cilën synohet të përmisohet qasja në punë dhe në mësimin e mëtutjeshëm duke u siguruar që kualifikimet të jenë ne harmoni me kriteret e cilësisë,kërkesat për punësim dhe kërkesat e individëve.

Shkurt - 2019

Ngritja e njohurive për punësim të personave me aftësi të kufizuara në Republiken e Kosovë

DVV International në bashkëpunim me Forumin kosovar të aftësive të kufizuara(KDF- Kosovo Dissability Forum) kanë filluar implementimi i projektit-Ngritja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara përmes trajnimeve për shkathtësi të buta ( pregaditja e CVs, komunikim me punëdhënësit , konkurim për punësim) dhe mbështetjes së organizatave përfaqësuese të tyre  në Kosovë.

VHS DVV International LogoBMZ Logo