Furnizimi me pajisje të nevojshme të Qendrave të Aftësimit Profesional në Prishtinë dhe në Pejë

DVV International në Kosovë, ka një bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenjes Sociale (MPMS), respektivisht me Agjencinë e Punësimit në Republikën e Kosoves (APRK) ,i cili është duke vepruar si organ i pavarur në kuadër të MPMS, dhe menaxhon me 8 Qendrat e Aftësimit Profesional në Kosovë.

DVV International në Kosovë, ka një bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenjes Sociale (MPMS), respektivisht me Agjencinë e Punësimit në Republikën e Kosoves (APRK) ,i cili është duke vepruar si organ i pavarur në kuadër të MPMS, dhe menaxhon me 8 Qendrat e Aftësimit Profesional në Kosovë. Këto qendra trajnuese ofrojne kurse modulare falas për persona të regjistruar si të pa punë në Kosovë. Në mungesë të fondeve të mjaftueshme  nga MPMS , dhe për shkak të vjetërsisë së pajisjeve që gjenden në këto qendra trajnuese, shumë herë rrezikohet mbajtja e kurseve modulare të parapara ,si dhe rrezikohet akreditimi dhe validimi i programeve të këtyre kurseve nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në Kosovë .     

Me kërkesë të Agjencionit te Punësimit në Republikën e Kosoves (APRK), DVV International  ka furnizuar dy qendrat e aftësimit profesional , në Prishtinë dhe në Pejë  me nga 16 Kompjuter dhe 16 Monitor .

Këto pajisje do të përdoren për së paku 5 vitet e ardhshme për mbarëvajtjen e kurseve modulare në profilet e Teknologjisë Informatike , Punë Zyre  dhe Administrim Biznesi. Së paku 400 persona  në vit nga këto dy qendra të aftësimit profesional, vijojnë kurset e përmendura më lartë.

Projekti në fjalë është realizuar me qëllim të zbutjes së papunësisë , dhe dhënies së mundësive për hapjen i bizneseve të vogla dhe të vetëpunësimit i cili në mënyrë specifike do të përfshijë:

· Ngritjen e vetëdijes për themelimin e biznesit tek personat që do të marrin pjesë në trajnime;

· Ngritjen e aftësive, shkathtësive dhe kompetencave të tyre në fushën e Teknologisë Informatike, Punë Zyre  dhe Administrim Biznesi;  

·  Punësimin - apo vetëpunësimi e kursantëve pas vijimit të trajnimeve.

VHS DVV International LogoBMZ Logo