Trajnimi i trajnerëve nga Qendrat e Aftësimit Profesional, bazuar në ,,Curriculum GlobALE”

Kurrikula GlobALE (KG) është një kuadër kurrikular-modular, i bazuar në kompetenca për trajnimin e arsimuesve të të rriturve në mbarë botën. Niveli i kualifikimit është një kualifikim bazë për fushën e arsimit për të rritur. Duke pasur parasyshe mangësitë e njohurive andragogjike të trajnerëve të cilët janë duke ofruar aftësim profesional për të rritur në kuadër të 7 Qendrave të Aftësimit Professional në Kosovë ,DVV International, në bashkëpunim me Agjencionin e Punësimit në Republiken e Kosovës (APRK), kanë organizuar trajnimet për trajnerët në fjalë, për modulet 3 dhe 4 të specifikuara në Curriculum GlobALE .

Kurrikula GlobALE (KG) është një kuadër kurrikular-modular, i bazuar në kompetenca për trajnimin e arsimuesve të të rriturve në mbarë botën. Niveli i kualifikimit është një kualifikim bazë për fushën e arsimit për të rritur. Duke pasur parasyshe mangësitë e njohurive andragogjike të trajnerëve të cilët janë duke ofruar aftësim profesional për të rritur në kuadër të 7 Qendrave të Aftësimit Professional në Kosovë ,DVV International, në bashkëpunim me Agjencionin e Punësimit në Republiken e Kosovës (APRK), kanë organizuar trajnimet për trajnerët në fjalë, për  modulet 3 dhe 4 të specifikuara në Curriculum GlobALE . Trajnimet janë mbajtur në formë të seminareve , nga  data 16-30 Prill 2019 ,dhe  kanë marrë pjesë 24 trajner të rinj të cilët janë angazhuar nga Agjencioni i Punësimit  në Kosovë gjatë 2-3 viteve të fundit  , pas hapjes së kurseve  të reja modulare  në kuadër të 7 Qendrave të Aftësimit Profesional .

Për mbajtjen e këtyre trajnimeve kanë qenë të angazhuar dy profesorët e fakultetit të Edukimit në Prishtinë; Prof.Dr.Demë Hoti dhe Prof.Dr.Naser Zabeli, të cilët edhe më parë kanë dëshmuar performancë të lartë në implementimin e trajnimeve sipas Curriculum GlobALE.

Të dy ktëta profesorë janë të kyqyr direkt në mësimdhënje në fakultetin e edukimit në Prishtinë , për lëndët – Mësimi tërëjetësor dhe Metodoligjia e mësimdhënjes.

Angazhimi i të gjithë pjesmarrësve në këto trajnime ka qenë shumë i lartë dhe rezultatet përfundimtare të daluara nga këto trajnime tregojnë se të gjithe pjesmarrësit në këto seminare , pas përfundimit të trajnimeve janë në gjendje të demonstrojnë njohurit e fituara nga ,, Curriculum GlobALE” për Modulet 3 dhe 4.  Në ditet e fundit  te Seminareve te organizuara te gjithe pjesmarresve iu eshte  dorezuar nje flete vlerësimi për seminaret në fjalë  te cilen e kane plotesuar dhe dorezuar te  organizatorët .96 ℅ e pjesmarresve kanë vlerësuar seminaret me noten maksimale, ndërsa 04 ℅ te tyre kanë vlerësuar Seminaret  me notë të kënaqëshme (Të gjitha fletat e evaluimit gjenden në  dosjet e Seminareve).

Të gjithë pjesmarresit në seminare kane shprehur nevojen për vazhdimin e trajnimeve edhe për modulet tjera të specifikuara në pakon e ,,Curriculum GlobALE” , dhe vazhdimi i trajnimeve për modulet tjera parashihet të bëhet edhe gjatë vitit 2020.

Përmes implementimit të  Curriculum GlobALE , dhe integrimit të këtij kurrikulumi në kuadër të institucioneve arsimore shtetërore për të rritur siq janë qendrat e aftësimit professional, dhe shkollat e mesme profesionale në Kosovë , është ngritur dukshëm performanca e trajnerëve dhe edukatorëve  për të rritur. Rezultatet e të nxënit të përshkruara në këtë kurrikulë ,përbëjnë thelbin standard që është konsistent në të gjitha vendet dhe nuk mund të ndryshohet.

Në këtë kuptim ,,Curriculum GlobALE” përfshin një lloj meta-kornize të kompetencave për arsimuesit e të rriturve: rezultatet e të nxënit të përcaktuara në programin mësimor përfaqësojnë ato kompetenca që të gjithë arsimuesit e të rriturve duhet t’i posedojnë, pa marrë parasysh kontekstin gjeografik kulturor ,institucional ose të domenit ku ata punojnë.

VHS DVV International LogoBMZ Logo