Kurse rrobaqepësie në Kosovë në katër Qendra të Aftësimit Profesional,në shërbim të mbrojtjes nga COVID-19

DVV International, si partner i zhvillimit që përqendrohet në arsimin dhe edukimin e të rriturve,është duke i’u ofruar mbështetje të vazhdueshme partnerëve të saj vendor në Kosovë, në menaxhimin e krizës së krijuar nga COVID -19, duke ofruar shërbime sociale dhe arsimore, veçanërisht për grupet e cenueshme. Dy rastet e para të personave të infektuar me COVID-19, janë shfaqur në Kosovë me datën 13.Mars.2020. Ndërsa deri me daten 29. Prill 2020, numri i personave të infektuar me COVID-19 ka arritur në 790 persona .

DVV International, si partner i zhvillimit që përqendrohet në arsimin dhe edukimin e të rriturve,është duke i’u ofruar mbështetje  të vazhdueshme partnerëve të saj vendor në Kosovë, në menaxhimin e krizës së krijuar nga COVID -19, duke ofruar shërbime sociale dhe arsimore, veçanërisht për grupet e cenueshme. Dy rastet e para të personave të infektuar me COVID-19, janë shfaqur në Kosovë me datën 13.Mars.2020. Ndërsa deri me daten 29. Prill 2020, numri i personave të infektuar me COVID-19  ka arritur në 790 persona .Duke parë situaten e krijuar dhe mungesen e madhe të produkteve mbrojtëse nga COVID-19 ( tesha mbrojtëse dhe maska), DVV International, në koordinim me Agjencionin e Punësimit në Republiken e Kosoves (APRK)  i cili menaxhon me 8 Qendra të Aftësimit Profesional, knë marrë iniciativen për të ri- filluar  kurset e rrobaqepsisë për grupe të vogla të kursantëve në katër qendra të tilla nga katër rajone të ndryshme të Kosovës (Prishtinë,Mitrovicë ,Gjilan dhe Prizren) me qëllim  për të ndihmuar në zbutjen e krizes të shëndetit publik në Kosovë të krijuar nga pandemia COVID-19. Kurset e rrobaqepsisë  në këto qendra trajnuese janë organizuar për grupe të vogla të kursantëve me  maksimum 6 persona (trajneri dhe 5 kursantë )  duke respektuar  distancën në mes kursantëve  dhe masat mbrojtëse  te  gjendjes emergjente për parandalimin e infektimit nga  COVID-19 , të shpallura ga Qeveria e Republikes së Kosovës. Përzgjedhja e personave pjesmarrës në këto kurse, është realizuar në bashkëpunim me qendrat e regjistrimit të personave të pa punë  nga rajonet e përmendura më lartë , të cilët kanë qenë  në listat e pritjes për vijimin e kurseve të rrobaqepsisë. Angazhimi i tyre për të vijuar kurset në këtë kohë krize të shkaktuar nga COVID-19 në Kosovë, është bërë me njoftimin paraparak nga qendrat e regjistrimit të të pa punëve në rajoner përkatëse , dhe  në baza vullnetare nga vetë kursantët. 
Për të siguruar shëndetin e kursantëve dhe trajnerëve, për të vijuar këto kurse, DVV International në mungesë të fondeve nga APRK, është përkujdesur paraprakisht që të bëjë dezinfektimin e katër qendrave të aftësimit professional, sigurimin e pajisjeve mbrojtëse (teshat mbrojtëse, dorëzat maskat dhe dezinfektues për duar per kursantë ).Të gjitha këto masa paraprake janë marrë  në mënyrë që kurset të fillojnë pa u rrezikuar shëndeti i kursantëve dhe trajnerëve të këtyre qendrave . Gjithashtu këto 4 qendra të aftësimit profesional janë furnizuar me lëndën e par, për prodhimin e produkteve  mbrojtëse nga COVID-19. 
Përmes organizimit të këtij projekti në bashkëpunim me Agjencionin e Punësimit në Republiken e Kosoves  (APRK), synohet të arrihen dy qëllime kryesore ;

Përfitimi e njohurive dhe shkathtësive të nevojshme për profesionin e rrobaqepsisë,të grave pjesmarrëse në këto kurse, dhe rritja e mundësive të tyre për punësim me një page mujore  apo vetëpunësimin e tyre përmes hapjes së bizneseve të vogla familjare ;

Prodhimi i produkteve mbrojtëse në kohën e pandemisë të shkaktuar ngaCOVID-19, 
dhe dorëzimi i këtyre produkteve pa pagesë tek grupet e targetuara.

 Dallimi i punësimit në mes të grave dhe burrave është posaçërisht alarmant në Kosovë. 
Kosova është vendi me përqindjen më të ulët të aktivitetit të grave në treg të punës në Evropë. Hulumtimet tregojnë se arsye kryesore e përjashtimit të grave nga tregu i punës është se ato kanë përgjegjësi që të kujdesen për fëmijët dhe të moshuarit në familje, përcjellë nga mungesa e mundësive të punësimit, sidomos për gratë e moshës së mesme dhe grate me një nivel të ulët të arsimit. Duke u bazuar në Agjencin e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka prezantuar anketën e fuqisë punëtore gjate vitit 2019, papunësia më e theksuar në Kosovë  është tek femrat me 36.4%, krahasuar me meshkujt, 20.2%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 48.9%. Fuqia jo aktive është mjaft e lartë me 58.1 %, me fokus të veçantë te femrat me 77.8 %, krahasuar me meshkujt, 38.6%. Duke pasur parasyshë numrin kaq të lartë të të papunëve  në Kosovë dhe në veqanti të gjinisë femrore  të cilat kanë nje nivel te ulët të arsimit, organizimi i kurseve  të rrobaqepsisë për grupet e targetuara , ( në veqanti gratë me një nivel të ulët të arsimit )  do të ndihmojë në ngritjen e mundësive të tyre për të konkuruar në tregun e punës , dhe për hapjen e ndërrmarrjeve të vogla apo vetëpunësimin e tyre në profesionin e rrobaqepsisë.
 
Të gjitha produktet e realizuara ( teshat mbrojtëse dhe maskat) të cilat do të prodhohen gjatë procesit të trajnimeve, me mbikqyrjen e trajnerëve të Rrobaqepsisë nga 4 Qendrat e aftësimit professional të specifikuara më lartë, do të dorëzohen falas tek institucionet dhe grupet e synyara. Përfitues direkt nga prodhimi  këtyre produkteve do të jenë  kursantët dhe trajnerët  tjerë ,të cilët do të vijojnë kurset për profesionet tjera të ndryshme  në kuadër të këtyre 8 Qendrave të Aftësimit Professional në Kosovë. (Në kuadër të këtyre 8 Qendrave të Aftësimit Professional në Kosovë , brenda nje viti kalendarik  përfundojnë kurset e ndryshme modulare 3-6 mujore , së paku 5000 persona të pa punë ,të cilët kryejnë kurse te ndryshme pa pagesë). Prodhimi i këtyre produkteve mbrojtëse nga 4 Qendrat e specifikuara më lartë , do të ndihmojë në radhë të parë rihapjen graduale  te kurseve tjera gjatë kohës së pandemisë , dhe sigurimin e masave mbrojtëse  për  personelin dhe kursantët tjerë. Produktet e mbetura gjithashtu do të shpërndahen për grupet e cenueshme ose t'u jepen falas  institucioneve shëndetësore lokale,në mënyrë që ato t'i shpërndajnë tek grupet e rrezikuara nga COVID-19 në Kosovë . 

Implementimi i kurseve modulare për profesionin e rrobaqepsisë në këto 4 qendra trajnuese  është paraparë të vazhdojë  me grupe të vogla të kursantëve ,deri në përmirësimin e situatës së shëndetit publik të shkaktuar nga virusi COVID-19. Numri u kusantëve do të rritet gradulisht , mvarësisht prej situatës së përgjithshme të shëndetit publik në Kosovë , dhe mundësitë e lëvizjes së lirë të qytetarëve në komunat përkatëse 

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.