Ndërtimi i kapaciteteve të OJQ-ve të cilat merren me të drejtat e njeriut dhe qytetarin demokratike, përmes ngritjes së kompetencave dhe profesionalizimit të resurseve të tyre njerëzore.

DVV International (Associacioni Gjerman për Arsimin e të Rriturve ) në bashkëpunim me organizaten jo- qeveritare në Kosovë – KEC ( Kosovo Education Center ) nga data 12 deri me 15 Dhjetor , 2019 kanë organizuar Trajnimin e 30 Trajnerëve nga OJQ të ndryshme, të cilat merren me të drejtat e njeriut dhe qytetarinë demokratike në Kosovë . Pjesmarrës në këto trajnime kanë qenë nga komunitete të ndryshme etnike të cilat jetojnë në Kosovë , ndërsa programi i përdorur gjatë këryre trajnimeve ka qenë "Të Drejtat e njeriut dhe qytetaria demokratike" i bazuar në programin EDC HRE të Këshillit të Evropës.

DVV International (Associacioni Gjerman për Arsimin e të Rriturve ) në bashkëpunim me organizaten jo- qeveritare në Kosovë – KEC ( Kosovo Education Center ) nga data 12 deri me 15 Dhjetor , 2019 kanë organizuar Trajnimin e 30 Trajnerëve  nga OJQ të ndryshme, të cilat merren me të drejtat e njeriut dhe qytetarinë demokratike në Kosovë . Pjesmarrës në këto trajnime kanë qenë  nga komunitete të ndryshme etnike të cilat jetojnë në Kosovë,ndërsa programi i përdorur gjatë këryre trajnimeve  ka qenë "Të Drejtat e njeriut dhe qytetaria demokratike"  i bazuar në programin EDC HRE të Këshillit të  Evropës.

Njoftimi për pjesmarrje në këtë trajnim dhe përzgjedhja e pjesmarrësve  është bërë përmes thirrjes së hapur e cila është vendosur  nëpër Qendrat Rinore dhe Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) , dhe përmes bashkëpunimit  edhe me rrjetet ekzistuese të OJQ-ve (Civikos dhe KOMF). Pas pranimit të aplikacioneve, nga personat e interesuar për pjesmarrje në këtë trajnim ,  eshte krijuar një komision i përbërë nga përfaqësuese të OShC-ve dhe nga stafi i KEC dhe DVV International i cili ka bërë  përzgjedhjen e 30 Trajnerëve nga OJQ të e ndryshme  që kanë marrë  pjesë në Trajnim. Përparësi për pjesmarrje në këtë trajnim kanë pasur Trajnerët nga grupet e cenueshme dhe nga komunitetet.  

Moduli i trajnimit që iu është ofruar  pjesmarrësve në këtë trajnim  ka qenë një kombinim i programeve - Edukimi multikulturor, programit për të drejtat e njeriut dhe qytetarisë demokratike nga Këshilli i Evropës dhe programit Edukimi për drejtësi shoqërore nga ,,International Step by Step Association“ . Për të siguruar shpërndarje të mëtutjeshme të njohurive, aftësive dhe shkathtësive, në përmbyllje të trajnimeve,  të gjithë pjesëmarrësit kanë marrë detyra specifike për të bërë në vendin e tyre të punës, aty ku e zhvillojnë aktivitetet e tyre ditore.

Të gjithë pjesmarrësit në këtë trajnim,kanë komentuar këto trajnime si shumë të dobishme,dhe pas përfundimit të trajnimeve kanë vlerësuar trajnimin me notën maksimale .

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.