Përgjigja ndaj krizës - Roli i arsimit për të rritur në përballimin e pandemisë Korona

Shoqëritë anembanë globit janë goditur rëndë nga virusi Korona (COVID-19). Njerëzit po ndikohen në jetën e tyre të përditshme dhe po brengosen për pasojat ndaj shëndetit, punës dhe mirëqenies së tyre. Në pothuajse të gjitha shtetet e botës, ofruesit e arsimit për të rinj dhe të rritur janë detyruar që përkohësisht t’i mbyllin dyert, me pasoja dramatike për qëndrueshmërinë e këtyre institucioneve, punonjësit, e hiç më pak edhe nxënësit. Në të njëjtën kohë, arsimi dhe mëximnxënia për të rriturit (ARr) mund të kontribuojnë në lehtësimin e pasojave të krizës, të ofrojnë arsimin dhe aftësimin aq të nevojshëm, si dhe në përkrahjen e veprimtarisë sociale.

Shoqëritë anembanë globit janë goditur rëndë nga virusi Korona (COVID-19).   Njerëzit po ndikohen në jetën e tyre të përditshme dhe po brengosen për pasojat ndaj shëndetit, punës dhe mirëqenies së tyre. Në pothuajse të gjitha shtetet e botës, ofruesit e arsimit për të rinj dhe të rritur janë detyruar që përkohësisht t’i mbyllin dyert, me pasoja dramatike për qëndrueshmërinë e këtyre institucioneve, punonjësit, e hiç më pak edhe nxënësit.  Në të njëjtën kohë, arsimi dhe mëximnxënia për të rriturit (ARr) mund të kontribuojnë në lehtësimin e pasojave të krizës, të ofrojnë arsimin dhe aftësimin aq të nevojshëm, si dhe në përkrahjen e veprimtarisë sociale.  
DVV International, si partner i vetëm zhvillimor që përqendrohet në ARr, sugjeron konceptet se si ARr mund të kontribuojë në menaxhimin e krizës, duke ofruar shërbime sociale e edukative, sidomos për grupet e cenueshme. Njëkohësisht, ne inkurajojmë qeveritë dhe palët ndërkombëtare që t’i sigurojnë ofruesve të ARr-së - qofshin ata organizata publike, private apo të shoqërisë civile - si dhe stafit të tyre resurset e domosdoshme për t’u përballur me këtë situatë.  Është përgjegjësi e përbashkët e të gjitha palëve që të sigurojnë që ofertat e arsimit jo-formal të vazhdojnë të jenë në dispozicion gjatë dhe pas krizës. 
 
Përdorimi i potencialit të ARr për ta luftuar krizën 
ARr është nën-sektor i sistemit arsimor, me një ndërthurje të karakteristikave të cilat kanë vlerë të veçantë në situatën e tanishme. Ofrimi i ARr-së drejtohet vetëm nga kërkesa, është fleksibil, kryesisht joformal, orientuar drejt veprimit dhe është transformues.  Bazuar në këtë, ofruesit dhe projektet ARr kanë potencial për ta përkrahur popullin në shumë mënyra: 
 Të ofrojnë edukim shëndetësor në nivel të ulët, p.sh. përmes fushatave, për t’i informuar grupet posaçërisht të margjinalizuara lidhur me virusin dhe mënyrat (e thjeshta) për t’i mbrojtur individët, familjet dhe komunitetet.  Të aranzhojnë aktivitetet që krijojnë të hyra, të cilat kontribuojnë në prodhimin e pajisjeve, shërbimeve dhe produkteve dëshpërimisht të nevojshme.   Të krijojnë e të ofrojnë mundësi të mësimit alternativ, si ndihmë në kompensimin e ndërprerjes së shërbimeve të arsimit formal, duke vepruar në përballje me krizën mësimore në rëndim e sipër;  Të ofrojnë mundësi për reflektim mbi vlerat e përbashkëta, si përgjegjshmëria, solidariteti global e qytetaria aktive;  Të mobilizojnë dhe të menaxhojnë veprimtarinë e komunitetit, pasi që ofruesit e ARr në shumë raste janë të rrënjosur thellësisht në kontekstin lokal, si dhe të afërt me njerëzit. 

 
 Të zhvillohen ofertat e reja 
 
Në tërë botën, aktivitetet e mësimit ballë-për-ballë pothuajse po ndalojnë plotësisht.  Si rrjedhojë, pjesëmarrësve u mungon mundësia për të marrë pjesë në mundësitë esenciale të mësimnxënies. Në anën e ofertës, ofruesit e ARr-së dhe një numër shumë i lartë i stafit mësimdhënës të pavarur po përballen me situata kritike ekonomike. Njëkohësisht, natyra e sektorit ARr, me fleksibilitetin e tij dhe orientimin strikt tek kërkesa e nxënësve dhe shoqërive, e bën të favorshëm për zhvillimin e reagimeve kreative e të shpejta: 
 Zhvillimi dhe promovimi i mundësive të mësimnxënies digjitale për pjesëmarrësit, përfshirë krijimin e platformave, trajnimeve joformale dhe kurseve (të certifikuara) online.  Mbështetja e prindërve duke i mundësuar të punojnë në internet, si dhe ndihma për nxënësit për mësimnxënie në internet;  Nxitja e kontaktimit në terren, përmes përdorimit të mjeteve dhe kanaleve të mediave sociale dhe përdorimit të mënyrave tradicionale të mësimit nga distanca, p.sh. bashkëpunimi me radio-stacionet dhe kanalet televizive.  Ofrimi i shërbimeve përkrahëse psiko-sociale, për t’i ndihmuar të rriturve të përballen me barrën e krizës. 
Këto forma te të reja kërkojnë investime në krijimin e një mjedisi mundësues: 
 
 Të investohet në infrastrukturë digjitale në nivelin e rrjeteve kombëtare dhe rajonale, por edhe të ofruesve lokalë, si dhe të ofrohen mënyra digjitale për pjesëmarrësit nga grupet e cenueshme, ku nuk ka opsione të tjera në dispozicion;  Të aftësohet stafi për të qenë në gjendje t’i shfrytëzojë opsionet digjitale dhe të konsultohet me nxënësit.   Të zhvillohen më shumë mundësi online për ndërtimin e kapaciteteve të stafit, menaxherëve dhe trajnerëve të ARr  T’i ofrohet komuniteteve digjitale të praktikës (CoP) në nivelin lokal, shtetëror, rajonal dhe global që ta mundësojnë zhvillimin e kompetencave për stafin e ARr, shkëmbimin e përvojave dhe përkrahjen e njëri-tjetrit. 
 
Qeverive dhe partnerëve zhvillimorë i kërkohet të mbështesin ofruesit e ARr-së në përpjekjet e tyre digjitale. 
 
Të sigurohet e ardhmja e qëndrueshme e ARr 
Për shumë prej ofruesve të ARr, nëse jo për shumicën, kjo është krizë ekzistenciale. Tani kur mundësitë e të hyrave po bien afër zeros (pagesat për pjesëmarrës, shkurtimi së paku përkohësisht i fondeve nga projektet), shumë prej tyre përballen me vështirësi që të mbijetojnë. Është roli i publikut dhe i qeverive në tërë botën që ta sigurojnë mbijetesën e sektorit të ARr i cili ka nevojë për mbështetje direkte financiare. Duke theksuar përgjegjësinë primare të qeverive shtetërore, ka ende disa disa gjëra që partnerët zhvillimorë dhe agjencitë ndërkombëtare mund të bëjnë: 
 

  Të përkrahin rrjetet që avokojnë për përkrahje publike në përballimin e krizës;  Të përkrahin politikat dhe praktikat për të siguruar se kriza nuk shfrytëzohet si pretekst për implementimin e masave që çojnë në zvogëlimin e hapësirës për shoqëritë civile;  Të sigurojnë që strukturat ekzistuese të përdoren për t’i realizuar veprimet që lidhen me Koronën, në vend të krijimit të mekanizmave paralelë (rishpikja e rrotës)  Të sigurojnë skema fleksibile e të përshtatura të financimit për mbrojtjen e substancës institucionale dhe stafit kyç të ofruesve dhe rrjeteve esenciale të ARr-së. 
 
 DVV International e sheh rolin e vet si përkrahës të partnerëve të saj në përballimin e krizës së Koronës në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në zhvillimin e formateve për shërbime esenciale ARr si përgjigje ndaj kësaj krize. Ne do të informojmë e të përshkruajmë rregullisht iniciativat inovative të zhvilluara nga projektet dhe partnerët tanë për mënyrat se si të përballemi me krizën, si dhe të ofrojë mbështetjen e domosdoshme për njerëzit. Koronavirusi është krizë globale, si dhe duhet të sigurohemi që reagimi ndaj saj do të jetë vërtet global. 
 
 

 

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.