Konferenca “ E ardhmja e arsimit për të rritur në Kosovë”

DVV International - (Associacioni Gjerman për Arsimin e të Rriturve ) në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ,Ministrin e Punës dhe Mirëqenjes Sociale ( MPMS),Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit ( MKRS) dhe akteret tjerë të arsimit në Kosovë, kanë organizuar Konferencën -,E ardhmja e Arsimit për të Rritur në Kosovë’- e cila është mbajtur me datën 22 nëntor, 2019 në Hotelin ,Sirius’ në Prishtinë.

DVV International - (Associacioni Gjerman për Arsimin e të Rriturve ) në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjis (MASHT) ,Ministrin e Punës dhe Mirëqenjes Sociale ( MPMS),Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit ( MKRS) dhe akteret tjerë të arsimit në Kosovë, kanë organizuar Konferencën -,E ardhmja e arsimit për të rritur në Kosovë’- e cila është mbajtur me datën  22 nëntor, 2019 në Hotelin ,Sirius’ në Prishtinë . Në këtë Konferencë kanë marre pjesë 115 persona , përfaqësues të institucioneve shtetërore , të organizatave Jo-Qeveritare , dhe ofruesve tjerë të arsimit për të rritur në Kosovë.Konferenca në fjalë është organizuar për të analizuar gjendjen aktuale të arsimit për të rritur  në Kosovë dhe për të evidentuar hapat e mëtutjeshëm të domosdoshëm për zhvillimin e arsimit për të rritur. Duke u bazuar në zbatimin e Kornizës për veprim (Belem Framework for Action ),  dhe në rishikimin afatmesëm të planit të veprimit, gjatë kësaj konference u analizua implementimi i rekomandimeve të dalura nga CONFINTEA – VI, u prezentua progresi i arritur deri më tani   dhe u adresuan rekomandimet e nevojshme për arritjen e agjendës botërore -2030 në fushën e arsimit për të rritur edhe në Kosovë . Duke pasur parasyshë  agjendën botërore për arsimin e të rriturve  - 2030 , të gjithë pjesmarrësit u dakorduan se është një domosdoshmëri që edhe Kosova ka  nevojë të renditet  si pjesë përbërëse e kësaj agjende , të adresohen të arriturat e deritashme dhe të nxirren rekomandimet e nevojshme  për të realizuar kornizën e veprimeve të nevojshme  për zhvillimin e mëtutjeshëm të arsimit për të rritur në Republikën e Kosovës.

Hapjen e kësaj  konference e bëri z.Ramadan Alija - Drejtor i zyrës së  DVV International ne Kosove, ndërsa  nga një fjalim rasti e mbajtën edhe perfaqesues  nga MASHT –zj.Valbona Fetiu Mjeku- Drejtoreshë e Departamentit të Arsimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur , zj.Jehona Rexha – MPMS- Drejtoreshë e Divizionit të Aftësimit Profesional  dhe z. Vedat Jashari – MKRS – Deparatementi i Rinisë Kultures dhe Sportit. Gjatë kësaj Konference u prezentuan tema të ndryshme për gjendjen aktuale të arsimit për të rritur në Kosovë,dhe u adresuan rekomandime me fokus të veqantë në nevojat për ndryshime dhe zhvillim të mëtutjeshëm të arsimit për të rritur në Kosovë. Prezentuesit dhe temat e elaboruara gjatë kësaj konference ishin ;

Zj. Radica Berishaj  -MASHT ,, Gendja aktuale,sfidat dhe nevojat per zhvillim te metutjeshem  te  ARr“ ;

Zr.Shpëjtim Kalludra -MPMS ,,Nevojat per shkathtësi sipas kërkesave të tregut të punës“;

Zr. Vedat Jashari – MKRS ,, Qendrat  Rinore - potencial për zhvillimin e arsimit jo- formal në Kosovë“;

Zr. Prof.Dr  Blerim Saqipi  – UP ,, Qytetaria aktive dhe demokratizimi si pjesë përbërëse  e ARr“;

Zr. Ramadan Alija  - DVV International  ,, Agjenda Globale -2030, dhe roli i arsimit për të rritur”. 

Gjatë pjesës së dytë kësaj  konferences janë organizuar tri punëtori , me grupe të ndryshme punuese , të cilat  kishin  për qëllim analizën dhe adresimin e planit të veprimit ,përmes rekomandimeve të nevojshme për:

  • Politikat 
  • Qeverisjen 
  • Financimin
  • Gjithëpërfshirjen  dhe barazin
  • Cilësin në arsimin e të rriturve

 

Të gjitha rekomandimet e dalura nga këto punëtori , u janë përcjellur  përfaqësuesve të ministrive pjesmarrëse , dhe akterëve tjerë pjesmarrës në këtë Konference .

Interesimi për këtë konferencë ishte jashtëzakonishtë i lartë edhe nga mediat vendore , rrjetet sociale dhe opinioni i gjërë Kosovar . Për të elaboruar rëndësin e kësaj konference , dhe nevojat për zhvillim të mëtutjeshëm të arsimit për të rritur në Kosovë , janë ftuar dhe kanë zhvilluar bisedën e tyre  në mediat qendrore  televizive  përfaqësues nga  MASHT –Zj Valbona Fetiu Mjeku , dhe Zr. Ramadan Alija nga DVV International. 

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.