Validimi i programeve dhe akreditimi i ofruesve të AAP për implementimin e komponentës së Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP) në Kosovë

DVV International në Kosovë vazhdon t'i kushtoj rëndësi reformave në arsimin dhe aftësimin profesional duke i zhvilluar politikat arsimore dhe duke i ndërlidhur ato me tregun e punës dhe me kualifikimet e validuara në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve në Kosovë (KKK). Me datën 13 Prill 2020 është nënshkruar marëveshja e bashkëpunimit në mes të DVV International dhe Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK) në Kosovë e cila do të mundësoj zhvillimin e procedurave dhe politikave të mëtutjeshme për Njohjen e Mësimit Paraprak (NjMP) . Projekti do të filloj të implementohet nga muaji Maj 2020.

DVV International në Kosovë vazhdon t'i kushtoj rëndësi reformave në arsimin dhe aftësimin profesional duke i zhvilluar politikat arsimore dhe duke i ndërlidhur ato me tregun e punës dhe me kualifikimet e validuara në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve në Kosovë (KKK). Me datën 13 Prill 2020 është nënshkruar marëveshja e bashkëpunimit në mes të DVV International dhe  Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK) në Kosovë e cila do të mundësoj  zhvillimin e  procedurave dhe politikave të mëtutjeshme  për Njohjen e Mësimit Paraprak (NjMP) . Projekti do të filloj të implementohet nga muaji Maj 2020. Përmes realizimit të aktiviteteve të parapara në këtë Marëveshje Bashkepunimi  do të hapen mundësitë  që nëpërmjet NjMP të mund të certifiohen kandidatët dhe njohuritë e tyrë të validohen dhe të  njihen.  Gjatë viteve të kaluara  me mbështetje nga DVV International, AKK ka zhvilluar aktivitete për zhvillimin e kapaciteteve për NjMP si dhe ka zhvilluar programin/modulet për Koordinatoret, Mentorët dhe vlerësuesit të NjMP.  AKK po ashtu ka zhvilluar Udhëzimin Administrativ për NjMP,  ku disa pjesë të këtij zhvillimi e ka mbështetur po ashtu DVV International. Krahas këtyrë zhvillimeve AKK ka identifikuar që ka nevojë për mbështëtje të mëtutjeme për procesin e NjMP sidomos rreth aplikimit për validim dhe akreditim të ofruesve të AAP në Kosovë . Vetëdijësimi i  ofruesve të AAP dhe opinonit të gjerë  në Kosovë duhet të fokusohet rreth procesve të validimit dhe akreditimit, në nevoja që individët duhet certifikuar nga një ofrues i akredituar dhe kualifikim të validuar në bazë të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe në komponenten e NjMP. Ky vetëdijësim përfshinë informatat dhe nevojat e individit dhe të ofruesve të AAP rreth këtyre proceseve. Në lidhje me aplikimin, AKK po ashtu ka nevojë për zhvillimin e një rregullore standarde për aplikim e cila është lehtësuese për procesin e validimit dhe akreditimit si nga ana e aplikuesve ashtu edhe nga AKK. Po ashtu AKK ka nevoje për mbështetje në zhvillimin e kapaciteteve të brendshme për NJMP. Në mënyrë specifike  deri në fund të vitit 2020 është paraparë të realizohen aktivitetet e psecifikuara më poshtë ;

  • Vetëdijësimin e ofruesve të AAP përmes zhvillimit të një videoje, dhe përmes publikimit dhe dorëzimit të fletushkave sensibilizuese (koncepti, montimi, dizajni dhe shtypi) ;
  • Ngritje e kapaciteteve të NjMP-organizimi i dy punëtorive për ngritje të kapaciteteve të NjMP në bashkëpunim me ofruesit e AAP. Trajnimi bëhet nga dy trajner lokal të cilët do të zhvillojnë materialet e trajnimit dhe do të zhvillojnë trajnimin;
  • Nxjerrja e një Rregulloreje të re nga AKK për procesin e aplikimit përmes angazhimit të një eksperti lokal , dhe organizimit të dy punëtorive me ofruesit e AAP.
VHS DVV International LogoBMZ Logo