tetor 2018

Zhvillimi i standardeve te profesioneve per nivelin 5 të kualifikimeve për profesionet; Automekanikë dhe Metalpunues

DVV International në Kosovë , është duke mbështetur Agjencinë e Arsimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur në Kosovë (AAAPARr) , në zhvillimin e standardeve të profesioneve dhe programeve arsimore për të rritur për nivelin 5 të kualifikimeve , të cilat do ti dorëzohen për akreditim , Autoritetit Kombëtarë të kualifikimeve në Republikën e Kosoves

DVV International në Kosovë , është duke mbështetur Agjencinë e Arsimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur në Kosovë (AAAPARr) , në zhvillimin e standardeve të profesioneve dhe programeve arsimore për të rritur për nivelin 5 të kualifikimeve , të cilat do ti dorëzohen për akreditim , Autoritetit Kombëtarë të kualifikimeve në Republikën e Kosoves . Misioni i AAAPARr-së është qe t’i japë një mbështetje të fuqishme zhvillimit të Arsimit dhe aftësimit profesional , dhe arsimit për të rritur  në Kosovë, në përputhje me standardet Evropiane. Në përmbushje të qëllimit të sajë kjo  Agjenci synon;

· Të arrijë zhvillimin e AAP-së dhe ARr në lidhje me nevojat e teknologjisë moderne, tregun e punës dhe zhvillimit social të vendit;

· Sigurimin e partneritetit social në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fazat e planifikimit, zhvillimin dhe zbatimit të programeve të AAP-së në këndvështrimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës;

· Zhvillimin e dimensionit Evropian të AAP-së, duke siguruar një transparencë të kualifikimeve dhe përafrimit të kompetencave me tregun e përbashkët evropian.

Zhvillimi i standardeve të profesioneve për nivelin 5 të kualifikimeve për dy profesionet e zgjedhura nga AAAPARr (Automekanik dhe Metalpunues) është rezultat i realizimit të hulumtimit të mëparshëm gjatë këtij viti në bashkëpunim në mes të DVV International dhe AAAPARr , i cili ka  shërbyer  për mbledhjen e të dhënave në bazë të profileve arsimore që ofrohen  në Shkollat e mesme profesionale shtetërore dhe Qendrat të Kompetencës, për mundësitë dhe nevojat e tyre për të qenë në gjendje të fillojnë me implementimin e Nivelit 5 të Kualifikimeve.

Ky Hulumtim  ka shërbyer  për AAAPARr  dhe akterët tjerë në Kosovë si një udhërrëfyes për zhvillimin e Standardeve  te profesioneve të nevojshme arsimore  për nivelin 5 te kualifikimeve, duke u bazuar ne specifikat dhe nevojat e tregut të punës në Republikën e Kosovës.

Dy profilet arsimore të zgjedhura nga AAAPARr, (Automekanik dhe Metalpunues) për të cilët do të zhvillohen standardet e profesioneve  për nivelin 5 të kualifikimeve janë paraqitur si më të nevojshme në harmoni me tregun e punës në Kosovë, dhe të mundshme për të filluar edhe me zhvillimin e programeve dhe  implementimin e tyre ne shkollat e mesme profesionale dhe qendrat e kompetencës në Kosovë. Pas zhvillimit  të standardeve pë profesionet në fjalë, do të pasoj zhvillimi i programeve mësimore për profesionet në fjalë , të cilat do të fillojnë të implementohen në disa Shkolla profesionale dhe 4 Qendra te kompetencës ne Kosovë.

 

 

VHS DVV International LogoBMZ Logo