Marëveshja e bashkëpunimit për zhvillimin e dy platformave online për programet e arsimit për të rritur pë IT dhe Marketing në dy Qendra të kompetences në Kosovë

Situata aktuale e krijuar ne Kosovë nga COVID-19, që nga data 13 Mars 2020, ka rezultuar me mbylljen e përkohshme të shkollave të mesme profesionale dhe Qendrave të Kompetencës (QK), me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik në Kosovë, dhe parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme te virusit Corona.

[Translate to Albanian:]

[Translate to Albanian:]

[Translate to Albanian:]

[Translate to Albanian:]

Situata aktuale e krijuar ne Kosovë nga COVID-19, që nga data 13 Mars 2020, ka rezultuar me mbylljen e përkohshme të shkollave të mesme profesionale dhe Qendrave të Kompetencës (QK), me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik në Kosovë, dhe parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme te virusit Corona. Duke pasur parasyshë rrethanat e krijuara, DVV International është angazhuar  që të vazhdojë procesin e arsimit sipas programeve të arsimit për të rritur përmes digjitalizimit të këtyre shkollave dhe QK, aty ku janë duke u ofruar profesionet e buta (IT dhe Marketing), siç janë QK-Prizren dhe QK-Malisheve. Me daten 28.Maj 2020 , është nënshkruar Marëveshja e Bashkëpunimit në mes të Agjencionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur në Kosovë - AAAPARr  ( i cili  menaxhon ndër të tjera edhe me 4 Qendra të Kompetences në Kosovë ) dhe DVV International për realizimin e projektit në fjalë . AAAPARr  dhe MASHT, aktualisht nuk kanë mundësi financiare që të  bëjnë digjitalizimin e këtyre institucioneve arsimore, dhe një mbështetje nga organizata DVV International në Kosovë, do të mundësoj realizimin e këtij projekti. Projekti do të realizohet përmes zhvillimit të platformave elektronike për realizimin e mësimit online sipas programeve aktuale për të rritur të licencuara nga MASHT, dhe përmes furnizimit të së paku dy QK-ve, me pajisje të nevojshme për digjitalizimin e tyre.    

Pas digjitalizimit të këtyre dy Qendrave të Kompetences (QK), përveq implementimit të mësimit online sipas programeve aktuale  arsimore për të rritur, në fazën e mëvonshme – në pjesën e dytë të vitit 2020, është paraparë të organizohen edhe  aktivitete tjera online (seminare dhe punëtori ) nga mësimdhënës dhe trajner dhe ekspert të jashtëm  të cilët do të shërbejnë për zhvillimin e standardeve të profesioneve për nivelin 5 të kualifikimeve për profilet IT dhe Marketing (Seminaret dhe punëtoritë online, do te organizohen në vazhdimësi duke i përfshirë të gjitha palët relevante në këtë proces).

VHS DVV International LogoBMZ Logo