DVV International në Kosovë , është e angazhuar në mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve të mëtutjeshme të tetë Qendrave të Aftësimit Profesional në Kosovë (APRK-MPMS).
Këto qendra trajnuese ofrojnë kurse modulare 3-6 mujore pa pagesë ,për persona të regjistruar si të pa punë në zyret e regjistrimit nga tetë rajone të ndryshme të Kosovës. Sipas Agjencisë se Statistikave të Kosovës (ASK) shkalla e papunësisë në Kosovë është 30.7 % dhe papunësia më e theksuar është te gjinia femrore me 34.8%, krahasuar me meshkujt, 29.5% .
DVV International përmes këtij projekti është angazhuar që të reduktojë numrin e personave të pa punë në veqanti të atyre të gjinisë femrore të cilat posedojnë një nivel të ulët të arsimit dhe të cilat kanë shprehur dëshirën të vijojnë kurse të Rrobaqepsisë ,që pas përfundimit të tyre të kenë mundësi më të mira në tregun e punës .Projekti është realizuar në bashkëpunim me Agjencionin e Punësimit në Republiken e Kosoves (APRK) respektivisht me Ministrin e Punës dhe Mirëqenjes Sociale (MPMS) i cili ka për qëllim zbutjen e pa punësisë në veqanti tek gjinia femrore,në komunen e Gjilanit. Për realizimin e këtij projekti në mungesë të fondeve nga APRK-MPMS , DVV International ka siguruar , furnizimin me pajisje të nevojshme për kabinetin e trajnimeve të Rrobaqepsisë në Qendren e Aftësimit Profesional në Gjilan, dhe ka siguruar pagën mujore për një Trajner/e të zgjedhur pë profesionin Rrobaqepsi deri në fund të vitit 2020.
Ndërsa QAP-Gjilan (APRK-MPMS) ka ofruar objektin e trajnimeve , programet mësimore për Rrobaqepsi ,dhe do të bëjë vlerësimin dhe Certifikimin e pjesëmarrësve në trajnim sipas dispozitave ligjore të aftesimit profesional në Kosovë (Programet që do të ofrohen për kursantët do të jenë të njohura nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në Kosovë).
Përmes këtij projekti parashihet aftësimi profesional i së paku 100 personave në vit ( kryesisht të gjinisë femrore) të regjistruar në listat e punëkërkueseve nga Komuna e Gjilanit.
Projekti parashihet të zgjasë së paku gjatë pesë vitet e ardheshme dhe ka për qëllim të zbutjen e papunësisë, dhënies së mundësive për hapjen e bizneseve te vogla dhe vetëpunësimin e personave të pa punë nga rajoni i Gjilanit. Pas përkeqësimit të situatës së shëndetit publik në Kosovë nga Virusi COVID-19, edhe në QAP Gjilan, trajneri dhe kursantet jane te fokusuar ne prodhimin e maskave dhe teshave mbrojtëse të cilat do të dhurohen pa pagesë për organizatat shëndetësore dhe personat në nevojë nga rajoni i Gjilanit.