Pjesëmarrja e Kosovës në Akademinë Rajonale për Arsimin dhe Edukimin e të Rriturve

DVV International në bashkëpunim me Asociacionin Evropian për Arsimin e të Rriturve - EAEA (European Association for the Education of Adults - EAEA), organizoi Akademinë Rajonale për Arsimin dhe Edukimin e të Rriturve, duke bashkuar përfaqësues nga gjashtë vendet partnere nga rajoni i Evropës Juglindore dhe Kaukazit: Armenia, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Moldavia dhe Ukraina.

Në këtë akademi pjesëmarrës nga Kosova ishin znj. Merita Shala koordinatore e projektit në DVV International, z.Arbijan Qakolli drejtor në Këshillin e Veprimit Rinor Lokal në Pejë -KVRL Peja dhe z.Arbër Hoxha, aktivist nga OJQ Hareja.

Qëllimi kryesor i kësaj akademie ishte fuqizimi i profesionistëve të rinjë në fushën e Arsimit dhe Edukimit për të Rritur (ARr), përmes trajnimeve cilësore, nxitjes së bashkëpunimit dhe rrjetizimit rajonal, si dhe zhvillimit të planeve konkrete për avokim. Po ashtu, akademia synoi ndërtimin e kapaciteteve për një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të këtij sektori.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit reflektuan mbi arsyet e angazhimit dhe veprimtarisë së tyre në këtë fushë, duke ndarë përvoja personale. Përmes sesioneve interaktive dhe punës grupore ata diskutuan rreth konceptit të arsimit joformal për të rritur, parimet kyçe të përfshirjes, fleksibilitetin dhe qasjen inovative dhe kreative të bazuar në nevojat e të rriturve si dhe gjithëpërfshirjen.

Në fokus të veçantë ishte edhe roli i ARr në nxitjen e mendimit kritik, dialogut dhe aktivizmit qytetar, duke krijuar hapësira të rëndësishme për pjesëmarrje demokratike dhe përforcim të kohezionit shoqëror. Demokracia duhet të mësohet përmes përvojës, dialogut dhe reflektimit dhe arsimi për të rritur luan një rol thelbësor në formimin e qytetarëve aktivë, të informuar dhe të angazhuar.

Një pjesë kyçe e Akademisë iu kushtua politik-bërjes dhe avokimit për ARr. Pjesëmarrësit analizuan politikat ekzistuese në Evropë dhe më gjerë si dhe diskutuan prioritetet kryesore të politikave aktuale për të nxënit. Politikat mbështesin të nxënit gjatë gjithë jetës, zhvillimin e aftësive dhe përfshirjen sociale, si dhe se si aktorët mund të angazhohen dhe të përfitojnë prej tyre.

Gjatë programit, pjesëmarrësit patën mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre mbi arsimimin joformal për të rritur, analizimin dhe identifikimin e prioriteteve, mundësitë dhe sfidat që përballet ky sektor në kontekste të ndryshme, reflektimin mbi qëllimet multidimensionale të ALE-së, si dhe promovimi e gjithëpërfshirjes dhe barazisë në arsim.

Si përfundim, Akademia kontribuoi në forcimin e sektorëve kombëtarë të Arsimit dhe Edukimit për të Rritur (ALE), mbështet organizatat partnere dhe nxit rrjetëzimin rajonal.

OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.