Analiza e nevojave të mësimdhënësve dhe trajnerëve për njohuri bazë Andragogjike “Curriculum globALE”

Fakulteti i Edukimit të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, më 13 dhe 14 tetor 2022, ka mbajtur punëtorinë dy-ditore në kuadër të projektit “Institucionalizimi i programit të trajnimit “Curriculum globALE””, të mbështetur nga DVV International në Kosovë.

Fakulteti i Edukimit të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, më 13 dhe 14 tetor 2022, ka mbajtur punëtorinë dy-ditore në kuadër të projektit “Institucionalizimi i programit të trajnimit “Curriculum globALE””, të mbështetur nga DVV International në Kosovë.

Pjesëmarrës në punëtorinë që kishte në fokus analizën e nevojave të mësimdhënësve dhe trajnerëve për njohuri bazë Andragogjike, ishin mësimdhënës, trajner, zyrtarë e përfaqësues nga institucionet publike për arsim dhe aftësim profesional.

Gjatë kësaj punëtorie u përcaktuan pjesëmarrësit që do të trajnohen për nivelin Master-trajner për modulet 1-5 të “Curriculum globALE”.

Ndryshe, lansimi i “Curriculum globALE” në kuadër të Fakultetit të Edukimit është bërë më 29 qershor 2022.

Versioni i fundit i përditësuar i CG u zhvillua së bashku nga: DVV International; Instituti Gjerman për Arsimin e të Rriturve (DIE); Këshilli Ndërkombëtar për Arsimin e të Rriturve (ICAE); Instituti i UNESCO-s për Mësimin gjatë gjithë Jetës (UIL).

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.