Takim konsultativ me anëtarët e Rrjetit të Arsimit të të Rriturve në Kosovë (ALE NK)

Në ambientet e DVV International në Kosovë, u mbajt takimi konsultativ me anëtarët e Rrjetit për Arsimin e të Rriturve në Kosovë (ALE NK). Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me zhvillimin e web faqes zyrtare të rrjetit, si dhe përcaktimi i hapave të mëtejshëm drejt formalizimit të rrjetit ALE NK.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), Kolegji Europian i Kosovës (ECK), Qendra Rinore – Hareja si dhe përfaqësues nga kompania TECTIGON L.L.C.

Kompania e përzgjedhur për zhvillimin e web faqes së Rrjetit ALE NK prezentoi modelin dhe dizajnin e propozuar. Diskutimet u fokusuan në strukturën funksionale dhe përmbajtësore të web faqes, duke u dakorduar mbi aspektet kryesore të saj. Po ashtu, u trajtuan nevojat dhe pritshmëritë e rrjetit, çështjet teknike dhe menaxhimi i përmbajtjes së web faqes, përfshirë integrimin e aktiviteteve dhe dokumenteve të rrjetit. 

Web faqja do të shërbejë si një platformë qendrore për komunikim, shpërndarje informacioni dhe promovim të aktiviteteve të rrjetit dhe anëtarëve të tij.

Pjesëmarrësit gjithashtu diskutuan mbi formalizimin e Rrjetit ALE NK, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të ekspertëve ligjor, të cilët do të realizojnë hulumtimin e legjislacionit përkatës dhe do të hartojnë një koncept final për regjistrimin e rrjetit, në mënyrë që të konkretizohet formalizimi i tij.

 

OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.