Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit për hapjen e Qendrës për Arsimimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve në Vushtrri

Më 18 prill 2025, u nënshkrua zyrtarisht Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet DVV International, Komunës së Vushtrrisë dhe OJQ-së “Hareja” për lansimin e Qendrës për Arsimimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve në Vushtrri.
Kjo qendër do të jetë e treta që do të hapet në Kosovë, bazuar në modelin e shkollave popullore gjermane (Volkshochschulen – VHS), të njohura për ofrimin e mundësive gjithëpërfshirëse për mësim gjatë gjithë jetës.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje ndërmjet këtyre tri institucioneve është promovimi i arsimit dhe të nxënit për të rinjtë dhe të rriturit, në përputhje me parimet e barazisë dhe reciprocitetit. Më konkretisht, ky Memorandum synon të konsolidojë përpjekjet e përbashkëta për krijimin e mundësive për përfshirjen e të rinjve dhe të rriturve në oferta gjithëpërfshirëse të arsimit joformal dhe formal, si dhe në programe të akredituara që mbulojnë një gamë të gjerë fushash dhe formatesh. Këto oferta arsimore do të zhvillohen duke u bazuar në nevojat dhe interesat e banorëve të komunës së Vushtrrisë.

Qendra e re do të funksionojë në hapësirat e Qendrës Rinore në Vushtrri të shfrytëzuara nga OJQ Hareja dhe do të kontribuojë në zhvillimin personal dhe profesional të qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë, ku përmes programeve të larmishme, synon të përgatisë profile të kualifikuara dhe të përshtatura për tregun e punës.

OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.