Promovimi i Arsimit për të Rritur në Kosovë gjatë shënimit të 15-Vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Kosovë – Gjermani

Për nder të 15 vjetorit të krijimit marrëdhënieve diplomatike të shtetit të Kosovës dhe Gjermanisë, ambasada Gjermane në Kosovë, me datë 20 Maj 2023 me fillim nga ora 13:00 – 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” organizoi panairin “ 15 vjet marrëdhenie diplomatike mes Gjermanisë dhe Kosovës”.

Për nder të 15 vjetorit të krijimit marrëdhënieve diplomatike të shtetit të Kosovës dhe Gjermanisë, ambasada Gjermane në Kosovë, me datë 20 Maj 2023 me fillim nga ora 13:00 – 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” organizoi panairin “ 15 vjet marrëdhenie diplomatike mes Gjermanisë dhe Kosovës”.

Në panair morën pjesë organizatat Gjermane të cilat punojnë, veprojnë dhe kontribuojnë në Kosovë si mundësi e mjaftë e mirë për të prezentuar punën e tyre të vazhdueshme para qytetarëve, në bashkëpunim me partnerët tanë vendor.

Me ftesë nga ambasada Gjermane në Republikën e Kosovës, stafi I zyrës DVV International në Kosovë ishin të pranishëm gjatë tërë ditës në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku informuan qytetaterët e interesuar për detajet e organizatës dhe angazhimin në fushën e arsimit që nga viti 2005, ku me rendësi te vecantë theksuan se qëllimi i saj është të ndërtohet një sistem efikas dhe efektiv i arsimit për të rritur ne Kosove.

Sakaq, me anë te bisedave me kalimtar te shumtë, shpërndarjes së broshurave dhe botimeve të ndryshme I njoftuam ata nga afër se ndër pikat kryesore të punës së DVV International në Kosovë është trajnimi i mësimdhënësve në metodologjinë dhe didaktikën e Arsimit për të Rritur, me qëllim të kontribuimit në përmirësimin e cilësisë. DVV International në Kosovë gjithashtu mbështet përpjekjet kombëtare për të siguruar strategjitë e Arsimit për të Rritur në luftën kundër varfërisë.

Po ashtu, në panair morën pjesë edhe perfaqësues nga institucionet shtetërore, ndër ta dhe Kryeministri I Republikës së Kosovës, Z.Albin Kurti, I cili në emër të qytetarëve të Kosovës shprehu mirënjohjen e pafund dhe të vecantë për shtetin Gjerman dhe organizatat të cilat veprojnë dhe kontribuojnë në Kosovë, duke ndikuar kështu në mirëqenien dhe zhvillimin e vendit.

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.