Anëtarësimi i organizatës së parë nga Kosova në Shoqatën Evropiane për Edukimin e të Rriturve (EAEA)

Pas përkrahjes të suksesshme dhe lobimit afatgjatë nga DVV International, OJQ – KEC (Qendra për Arsim e Kosoves) është organizata e par lokale nga Kosova, e cila është anëtarësuar ( si anëtare e rregullt ) në Shoqatën Evropiane për Edukimin e të Rriturve (EAEA).https://eaea.org/our-members/?country=kosovo Qendra për Arsim e Kosoves – KEC, është një organizatë jo- qeveritare dhe jo-fitimprurëse e themeluar në vitin 2000 e cila ishte fokusuar në ofrimin e programeve të trajnimit të mësimdhënësve. Ky mbetet ende një aspekt i rëndësishëm i operacioneve të saj, megjithatë, me kalimin e kohës, KEC ka zgjeruar horizontin e punës në katër fusha kryesore:

1) Cilësia e Arsimit, 2) Të Drejtat e Njeriut, 3) Rrjeti dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave të arsimit , dhe 4) Hulumtimi në arsim.

Pas përkrahjes të suksesshme dhe lobimit afatgjatë nga DVV International, OJQ – KEC (Qendra për Arsim e Kosoves) është organizata e par lokale nga Kosova, e cila është anëtarësuar ( si anëtare e rregullt ) në Shoqatën Evropiane për Edukimin e të Rriturve (EAEA).https://eaea.org/our-members/?country=kosovo
 

Qendra për Arsim e Kosoves – KEC, është një organizatë jo- qeveritare dhe jo-fitimprurëse e themeluar në vitin 2000 e cila ishte fokusuar në ofrimin e programeve të trajnimit të mësimdhënësve. Ky mbetet ende një aspekt i rëndësishëm i operacioneve të saj, megjithatë, me kalimin e kohës, KEC ka zgjeruar horizontin e punës në katër fusha kryesore:
1) Cilësia e Arsimit, 2) Të Drejtat e Njeriut, 3) Rrjeti  dhe pjesëmarrja  në hartimin e politikave të arsimit , dhe 4) Hulumtimi në arsim.

 

Përmirësimi i cilësisë së arsimit

Kjo kategori përfshinë kryesisht programe trajnimi për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave, gjithashtu edhe për pjesëmarrësit e tjerë. KEC ka rreth 70 programe të tilla përmes të cilave janë trajnuar mbi 30,000 pjesëmarrës. Shumica e këtyre programeve të trajnimit janë zhvilluar në kuadër të projekteve ndërkombëtare dhe janë të akredituara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

 

Të drejtat e njeriut

KEC ka filluar zbatimin e projekteve në fushën e të drejtave të njeriut , që nga viti 2003 . Një projekt I tillë  është "Edukimi Multikulturor", i cili synonte në krijimin e rëndësisë së arsimit dhe edukimit cilësor tek njerëzit për prosperitetin e shoqërisë Kosovare, dhe edukimin aktiv për paqe si parakusht kryesor për zhvillimin e qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, racën, fenë ose nga shoqëria, politika, ekonomia, gjinia ose prejardhja dhe përkatësi të tjera. Për më tepër, Akademia për Edukimin për Qytetarinë Demokratike (EQD) dhe Edukimi për të Drejtat e Njeriut (EDNJ) që kontribuan në forcimin e kulturës demokratike në shkolla, duke trajnuar profesionistë të arsimit dhe aktorë të komunitetit, si dhe duke zhvilluar më tej kapacitetin e tyre për të zbatuar dhe promovuar EQD/ EDNJ në shkollat ​​dhe komunitetet e tyre. Projekte të tjera në këtë fushë janë ato që lidhen me të drejtat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Këto projekte sigurojnë përfshirjen e këtyre komuniteteve në shoqëri dhe përmirësojnë cilësinë e shërbimeve arsimore që u ofrohen atyre.

 

Rrjeti  dhe pjesëmarrja  në hartimin e politikave të arsimit

KEC ka zbatuar projekte të shumta në rrjetëzim dhe politikëbërje me organizata të ngjashme nga Kosova dhe vendet e tjera, në mënyrë që të ndërtojë kapacitetin për të marrë pjesë në hartimin e politikave arsimore dhe të drejtat e njeriut. Projekte të tilla kanë ndihmuar organizatat e shoqërisë civile në Kosovë dhe vende të tjera të Ballkanit që të jenë aktive në formësimin e politikave arsimore në nivel qendror dhe lokal.

 

Hulumtimi  në arsim

Hulumtimet e kryera nga KEC zakonisht janë të natyrës së aplikuar. Qëllimi është që të analizohen tema të caktuara lidhur me arsimin dhe kërkimin shkencor nga perspektiva e praktikave më të mira, dhe të jepen rekomandime për përmirësime. Në këtë drejtim, KEC kryen vlerësimin e projekteve të zbatuara nga palët e treta, por edhe analizat që duhet të informojnë vendimmarrjen për ndonjë çështje të veçantë.

 

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.