Kaukazi dhe Evropa Juglindore

Që nga viti 2016 zyra rajonale e DVV International në Tbilisi është përgjegjëse për rajonet e Kaukazit dhe Evropës Juglindore. Programi i DVV International zbatohet në katër vende: Armeni, Bosnje e Hercegovinë, Gjeorgji dhe Kosovë me zyrat në nivel shteti në shtetet në fjalë dhe një Zyrë Rajonale në Gjeorgji, përgjegjëse për aktivitetet rajonale dhe për bashkëpunim ndërkufitar.

Kushtet kornizë dhe fokusi kryesor i punës në Kaukaz

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik filloi një proces i reformave politike dhe ekonomike në Kaukaz, i cili është ende në vazhdim dhe ka vështirësi të ndryshme të natyrshme. Ende nuk është arritur një kusht i sistemeve funksionale të qëndrueshme demokratike dhe të ekonomisë së tregut. Segmente të mëdha të popullsisë në shtetet partnere si Gjeorgjia dhe Armenia jetojnë në varfëri ku papunësia është e lartë. Mungesa e perspektivës për të ardhmen çon në shtytje të fortë drejt migrimit.

Në të njëjtën kohë ekziston nevoja e madhe për trajnim profesional për t’i përmbushur kërkesat e reja të tregut të punës, që është një nga parakushtet më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit. Për këtë arsye, DVV International mbështetë partnerët e saj në Gjeorgji dhe në Armeni, në qeveri dhe në shoqërinë civile, në zhvillimin dhe zbatimin e ofertave për arsim efektiv joformale të orientuar drejt tregut.

Kushtet kornizë dhe fokusi kryesor i punës në Evropën Juglindore

Që nga rënia e Jugosllavisë, shtetet relativisht të reja të Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovës po përballen me probleme dhe sfida të ngjashme me rajonin e Kaukazit: shkalla e lartë e varfërisë dhe papunësisë, migrimi i fuqishëm i fuqisë punëtore. Dhe, si një veçanti e këtij rajoni: konfliktet ndëretnike.

Prandaj objektivat kryesore për punë në Evropën Juglindore janë modernizimi i strukturave ekzistuese të arsimit për të rritur dhe sigurimi i qasjes në arsimin për të rritur si dhe rritja e cilësisë së ofertave. Fokusi është në masat që:

  • krijojnë mundësi më të mira për punëtorët në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar të punës;
  • përhapin tolerancën dhe reflektimin si themel për demokracinë dhe shoqërinë civile;
  • mundëson dhe përmirëson integrimin dhe pjesëmarrjen sociale, sidomos për grupet e margjinalizuara dhe veçanërisht për ato të pa favorizuara.

Integrimi i Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian gjithashtu merr një vëmendje të veçantë. Partnerët tanë nga shoqëria civile dhe sektori publik kanë përvojë të ndryshme në lidhje me mundësitë dhe sfidat e një qasjeje drejt BE-së në arsim. Për këtë arsye DVV International e promovon shkëmbimin e përvojave brenda Evropës Juglindore dhe rrjetit evropian. Nëpërmjet turneut të përshtatur studimor, konferencave ndërkombëtare dhe rrjetit evropian të Asociacionit Evropian për Arsimin e të Rriturve, Instituti sjell ekspertizë teknike dhe mbështetë rindërtimin e një sistemi në të cilin secili ka qasje në mundësitë arsimore, certifikatat për arsimin korrektues për ata që e kanë braktisur shkollimin dhe mësimin tërëjetësor.

Bashkëpunimi në nivel rajonal

Në nivel rajonal, DVV International e promovon shkëmbimin e ekspertizës ndërmjet shteteve të Kaukazit dhe shteteve partnere të Evropës Juglindore përmes aktiviteteve të përbashkëta të projektit, takimeve të rregullta etj. 

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.