Përurimi e Qendrës për Arsimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve (YALEC) në Pejë

Më 21 nëntor 2024, u inaugurua zyrtarisht Qendra për Arsimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve (Youth and Adult Learning and Education Centre – YALEC) në Pejë.

Inaugurimi u bë në një atmosferë të ngrohtë dhe inspiruese, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucione lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe figura të rëndësishme nga fusha e arsimit dhe zhvillimit profesional.

 

Më 21 nëntor 2024, u inaugurua zyrtarisht Qendra për Arsimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve (Youth and Adult Learning and Education Centre – YALEC) në Pejë.

Inaugurimi u bë në një atmosferë të ngrohtë dhe inspiruese,me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucione lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe figura të rëndësishme nga fusha e arsimit dhe zhvillimit profesional.

Kjo qendër do të ofrojë programe të ndryshme arsimore, të dizajnuara për të plotësuar nevojat dhe interesat e komunitetit të Pejës. Përmes këtyre programeve, qytetarët e të gjitha moshave do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre personale dhe profesionale, duke kontribuar në përfshirjen sociale dhe zhvillimin ekonomik. E ndërtuar mbi modelin e shkollave popullore gjermane (vhs), qendra synon të krijojë një mjedis gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të rinjtë dhe të rriturit në Komunën e Pejës.

Ceremoninë e hapi znj. Xhenet Syka Kelmendi, Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, e cila ishte gjithashtu moderatore e ngjarjes. Në fjalën e saj, znj. Syka Kelmendi falënderoi DVV International për mbështetjen dhe vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes DVV International, Komunës së Pejës dhe Organizatës Joqeveritare Këshilli për Veprim Rinor Lokal - Pejë (KVRL) në themelimin e kësaj qendre të rëndësishme për komunitetin.

Një nga arritjet më të spikatura të këtij partneriteti është mbështetja nga DVV International për renovimin e objektit të Qendrës Rinore në Pejë, veçanërisht hapësirës së KVRL Peja, ku tani është themeluar Qendra për Arsimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve – një hapësirë moderne dhe gjithëpërfshirëse që synon të fuqizojë qytetarët përmes edukimit cilësor dhe trajnimeve të avancuara.

Me këtë rast, u prezantua një video e shkurtër që dokumenton procesin përgatitor për hapjen e YALEC-Peja, duke shpalosur momente kyçe nga planifikimi dhe renovimi i objektit.

Në këtë kontekst, z. Vullnet Gusia, Udhëheqës për Çështje të Rinisë në Drejtoratin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, prezantoi transformimin e Qendrës Rinore në Pejë në Qendrën për Arsimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve, falë mbështetjes së DVV International. Ai theksoi se, kjo qendër do të ofrojë kurse dhe trajnime që mbështesin zhvillimin e karrierës dhe promovojnë konceptin e mësimit gjatë gjithë jetës.

Tutje, kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxhiri, falënderoi qeverinë dhe popullin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme në avancimin dhe zhvillimin e shetit të Kosovës. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për këtë projekt të ri në bashkëpunim me DVV International, duke uruar që të realizohet me sukses.

Nderkohë, znj. Ryve Prekorogja, Udhëheqëse e Sektorit për Arsimin tërëjetësor në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), përshëndeti hapjen e kësaj qendre, duke theksuar përkushtimin e ministrisë për avancimin e arsimit dhe aftësimit profesional dhe promovimin e arsimit gjatë gjithë jetës. Ajo gjithashtu falënderoi DVV International si donator zhvillimor dhe partner i rëndësishëm në mbështetjen e këtyre përpjekjeve.

Z. Naser Gega, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Pejës, shpjegoi situatën aktuale dhe prioritetet e pushtetit lokal në fushën e arsimit, si dhe investimet e bëra në institucionet shkollore. Ai theksoi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm me DVV International, duke përmendur sfidat gjatë hapjes së kësaj qendre dhe rëndësinë e saj për zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive të reja të qytetarëve të Pejës përmes arsimit gjatë gjithë jetës.

Z.Thomas Lichtenberg, Drejtor Rajonal i DVV International për Kaukazin dhe Europën Juglindore, vlerësoi bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe Komunën e Pejës. Ai theksoi se themelimi i Qendrës YALEC – Peja nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e përkushtuar të Zyrës së DVV International në Kosovë, nën udhëheqjen e z. Ramadan Alija, dhe partnerëve nga KVRL Peja. Lichtenberg gjithashtu theksoi se kjo qendër do të shërbejë si një hapësirë edukative dhe një qendër komuniteti, duke ofruar shërbime dhe aktivitete që promovojnë ndërveprimin social dhe zhvillimin lokal. Kjo është qendra e dytë e këtij lloji, pas asaj në Komunën e Prizrenit, me synimin për të themeluar qendra të ngjashme edhe në komunat e tjera në të ardhmen.

Ndërsa, z. Ramadan Alija, Udhëheqës i Zyrës së DVV International në Kosovë, theksoi rrugëtimin deri në hapjen e kësaj qendre dhe përpjekjet që kontribuan në realizimin e këtij projekti. Ai e vuri theksin tek përfitimet që do të sjellë kjo qendër për qytetarët e Pejës.

Në fund të ngjarjes, Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxhiri, ndau certifikata mirënjohjeje për z. Thomas Lichtenberg dhe z. Ramadan Alija si shenjë falënderimi për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e çmuar në realizimin e këtij projekti.

Inaugurimi i YALEC Peja është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përkushtimit për të sjellë ndryshime pozitive në komunitet.

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.