Punëtori "Mbështetja e organizatave joqeveritare, për akreditimin dhe zbatimin e komponentës - Njohja e Mësimit Paraprak (NjMP) në Kosovë"

Përgjatë muajit korrik (më datat 04 - 05, 20-21 dhe 27-28.07.2023), DVV International në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve, organizuan punëtorinë gjashtë - ditore me titull “Mbështetja e organizatave jo - qeveritare për akreditimin dhe zbatimin e komponentës - Njohja e Mësimit Paraprak (NjMP) në Kosovë”.

Hapjen e këtij trajnimi e bëri znj. Bleta Kadriu nga AKK, e cila shprehi mirënjohjen ndaj organiztës DVV International për punën dhe bashkpunimin shumëvjeqar me Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve (AKK). Gjithashtu, znj. Rozafa Aliu- kordinatorja e projektit nga DVV International theksoi se, DVV International do të vazhdojë të mbështesë institucionet arsimore dhe arsimin e të rriturve (ALE), me fokus të veçantë organizatat jo-qeveritare, në komponentin e Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP) në Kosovë, si dhe ritheksoi hulumtumin dhe punët paraprake që janë bërë në këtë drejtim.

Trajnimi u organizua në tre sesione 2 ditore te cilat u mbajtën në ambientet: Vila Germia, sesioni i dytë ne Hotel Prishtina dhe sesioni i tretë në Emerald Hotel. Qëllimi i këtij trajnimi është fuqizimi i Organizatave Jo-Qeveritare (OJQ) dhe Institucioneve të Arsimit dhe Trajnimit Profesional (IAAP) për zbatimin e NjMP në nivel vendi, duke e bërë NjMP si një formë të rritjes së mundësive të certifikimit të kualifikimeve profesionale me qëllim të punësimit dhe mbështetjes së konceptit të të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Këto tre sesione numëruan 90 pjesëmarrës përfaqësues të Organizatave Jo – Qeveritare, institucione, shoqata nga industritë dhe fusha të ndryshme si dhe ofrues të tjerë që në veprimtarinë e tyre kanë aktivitete për arsimin dhe aftësimin për të rritur, duke ofruar njohuri dhe informata për: politikat, legjislacionin në fuqi, procesin e zbatimit të NjMP, benefiteve dhe mundësive që ofron NjMP nga perspektiva e ofruesve, individeve apo sektorëve te ndryshëm.

Temat kyqe te cilat u shtjelluan gjatë këtyre sesioneve janë:

  • Zhvillimi institucional dhe i programeve me mundësinë e zbatimit të Njohjes së Mësimit Paraprak,    
  • Ngritja e kapaciteteve të praktikuesve të Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP) për Koordinatorët, Mentorët dhe Vlerësuesit e  brendshëm dhe të jashtëm,
  • Procesi i aplikimit për akreditimin e institucioneve për zbatimin e Njohjes së Mësimit Paraprak.

Gjatë trajnimit u përdor një qasje pjesëmarrëse, duke kombinuar prezantime, diskutime në grup, dhe ushtrime ndërvepruese. Pjesëmarrësit u inkurajuan të ndajnë përvojat, njohuritë dhe sfidat e tyre në lidhje me zbatimin e NjMP.

Gjatë këtyre punëtorive pjesëmarresit u ndanë në disa grupe punuese ku morrën kohën dhe hapesirën për të mbajtur ushtrime grupore ku më pas prezentuan punën e tyre dhe diskutuan së bashku me ekspertët për standardet e profesionit, si dhe për vlerësimin dhe certifikimin nëpërmjet NjMP.

Po ashtu, ata u informuan mbi detyrat, përgjegjësitë dhe rolin e zbatimit të NjMP-së për Koordiantorët, Mentorët dhe Vlerësuesit, ku përmes këtyre grupeve punuese ata kuptuan më shumë rreth këtyre roleve dhe përgjegjësive që ngërthejnë për t’u zhvilluar procesi i NjMP-së në Kosovë.

Si rezultat i këtij trajnimi, stafi i përfshirë në këto aktivitete janë pajisur me çertifikata për pjesëmarrje nga AKK, për të ushtruar njërin nga rolet e praktikuesit të NjMP duke kontribuar kështu në suksesin e përgjithshëm të projektit.

Në këto trajnime u mundësua bashkëpunimi dhe rrjetëzimi ndërmjet OJQ-ve dhe Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit professional (IAAP) në Kosovë, duke krijuar një platformë për bashkëpunim në të ardhmen.

Pjesëmarrësit zhvilluan plane veprimi për të zbatuar praktikat e NjMP brenda organizatave të tyre përkatëse.

Punëtoria u finalizua me informimin dhe diskutimin mbi fazat e akreditimit për zbatimin e NjMP, u prezentua në detaje procesi dhe mënyra e aplikimit për akreditim përmes paltformës online, e cila ju ofron pjesëmarrësve udhëzime të qarta se si të ecin përpara me zbatimin efektiv të NjMP.

Në fund, ne shprehim mirënjohjen tonë për Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve dhe të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe entuziazmin e tyre gjatë gjithë sesioneve të trajnimit. Përkushtimi i tyre për promovimin e NjMP-së padyshim do të luajë një rol jetik në avancimin e mundësive të arsimit në Kosovë. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm dhe suksese në të ardhmen.

OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.