Java e të Mësuarit gjatë Gjithë Jetës (JMGJ) Organizuar nga Rrjeti ALE NK (Adult Learning and Education Network in Kosova)

Nga data 12 deri më 15 nëntor 2024, DVV International, në bashkëpunim me rrjetin ALE NK (Adult Learning and Education Network in Kosova), organizoi Javën e të Mësuarit gjatë Gjithë Jetës, një ngjarje e rëndësishme për promovimin e mësimit gjatë gjithë jetës në Kosovë.

Kjo iniciativë synon të rrisë ndërgjegjësimin e institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës mbi rëndësinë jetike të arsimit të vazhdueshëm si një mjet kyç për t’u përballur me sfidat komplekse të shoqërive moderne.

 

[Translate to Albanian:]

[Translate to Albanian:]

Nga data 12 deri më 15 nëntor 2024, DVV International, në bashkëpunim me rrjetin ALE NK (Adult Learning and Education Network in Kosova), organizoi Javën e të Mësuarit gjatë Gjithë Jetës, një ngjarje e rëndësishme për promovimin e mësimit gjatë gjithë jetës në Kosovë.

Kjo iniciativë synon të rrisë ndërgjegjësimin e institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës mbi rëndësinë jetike të arsimit të vazhdueshëm si një mjet kyç për t’u përballur me sfidat komplekse të shoqërive moderne.

Ceremonia e hapjes së JMGJ u mbajt më 12 nëntor 2024, në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë, ku fokusi kryesor ishte promovimi i licencimit dhe njohjes së kurrikulës ndërkombëtare Curriculum globALE nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI). Kjo kurrikulë synon të permirsojë cilësinë e arsimit për të rritur përmes standardeve ndërkombëtare për trajnimin e edukatorëve.

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, përfaqësues të tjerë të institucioneve arsimore dhe organizatave që veprojnë në fushën e arsimit për të rritur në Kosovë.

Në fjalimin e saj, Ministrja Nagavci theksoi veprimet që Ministria e Arsimit ka ndërmarrur për përmirësimin e arsimit për të rritur dhe arsimit tërëjetësor në vend, duke vënë theksin tek rëndësia e licencimit të kurrikulës Curriculum globALE nga MASHTI. Ajo vlerësoi rolin e kësaj kurrikule në avancimin e arsimit dhe theksoi rëndësinë e Javës së Mësimit gjatë Gjithë Jetës në rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e arsimit gjithëpërfshirës në Kosovë.

Z. Ramadan Alija, Drejtor i DVV International në Kosovë, falënderoi MASHTI-n për mbështetje të vazhdueshme dhe theksoi rolin e partneritetit me Fakultetin e Edukimit për promovimin e Curriculum globALE. Ai gjithashtu theksoi se, JMGJ ka për qëllim lobimin dhe avokimin tek vendimmarrësit dhe mbështetësit potencialë për të fuqizuar edukimin e të rriturve në Kosovë.

Znj. Blerta Perolli, Prodekane në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, vlerësoi bashkëpunimin me DVV International, duke theksuar rolin e Curriculum globALE në arsimin për të rritur. Ajo theksoi se ky angazhim kontribuon në përgatitjen e mësimdhënësve të aftë për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri. 

Gjatë kësaj ngjarje, u prezantua një video përgatitur nga DVV Internationale cila ilustroi rrugëtimin e programit ndërkombëtar "Curriculum globALE" në Kosovë. 

Në fund, Profesor Naser Zabeli mbajti një prezantim mbi njohuritë andragogjike në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e akreditimit të Curriculum globALE dhe implementimin në kuadër të Fakultetit të Edukimit në Prishtinë.

Java e të Mësuarit gjatë Gjithë Jetës përfaqëson një përpjekje të përbashkët për të nxitur një kulturë të arsimit të vazhdueshëm, duke u fokusuar në qasjen gjithëpërfshirëse dhe fuqizimin e qytetarëve përmes arsimimit formal, joformal dhe informal.

Aktivitete në Kuadër të Javës së të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës

Java e të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës në Kosovë vazhdoi me aktivitete promovuese në disa komuna, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Pejën, Gjilanin, Mitrovicën, Ferizajn, Vushtrrinë dhe Vitinë. Aktivitetet shërbyen për të promovuar mundësitë edukativo-arsimore të ofruara nga institucionet anëtare të Rrjetit Joformal për Arsimin e të Rriturve në Kosovë (ALE NK).

Disa aktivitete u zhvilluan në hapësirat e organizatave anëtare të ALE NK, ndërsa të tjera u organizuan në sheshet e komunave, duke afruar mundësitë arsimore pranë qytetarëve. Përmes shpërndarjes së materialeve informuese dhe takimeve me qytetarët, u promovua edukimi gjithëpërfshirës dhe zhvillimi i karrierës.

Më 12.11.2024, në kuadër të Kolegjit Evropian të Kosovës (ECK), u zhvilluan aktivitete promovuese me temën “Promovimi i arsimit për të rritur dhe i arsimit dhe aftësimit profesional - rëndësia e tij për tregun e punës”. Ndërkohë, në Komunën e Gjilanit, OJQ KEC organizoi një tryezë diskutimi dhe panair, ku u mblodhën përfaqësues nga autoritetet lokale dhe organizata të ndryshme për të informuar qytetarët mbi mundësitë e mësimit dhe kualifikimit profesional.

Më 13 nëntor, OJQ THY dhe Qendra e Kompetencës në Prizren morën pjesë në panairin në sheshin e qytetit, për t'i informuar qytetarët mbi mundësitë e arsimit për të rriturit. Në Pejë, Qendra Rinore, Qendra e Aftësimit Profesional (QAP) Pejë, Local Democracy Agency of Kosovo, “Bon e vet” Peja, Shkolla Digjitale dhe YMCA shpërndanë materiale për zhvillimin e aftësive profesionale dhe mundësve arsimore.

Sheshi në Mitrovicë u shndërrua në një platformë informuese për të rinjtë dhe të rriturit, duke promovuar përfshirjen e tyre në mundësi të reja edukative të ofruara nga QAP Mitrovica dhe Qendra e Karrierës - IAAP "Arkitekt Sinani" Mitrovicë. 

Tutje, më 14.11.2024, aktivitetet vazhduan në Ferizaj, ku QAP Ferizaj dhe Shkolla Teknike ‘Pjetër Bogdani’ promovuan zhvillimin e karrierës. Në të njëjtën ditë, në Vushtrri, OJQ ‘Hareja’ dhe organizata të tjera informuan qytetarët për mundësitë e aftësimit profesional. Javën e përmbyllëm më 15.11.2024 në Komunën e Vitisë, ku Qendra Rinore Viti dhe QAP nga Gjilani prezantuan programet e tyre për arsimin dhe aftësimin e qytetarëve.

Këto aktivitete kanë kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e mësimit gjatë gjithë jetës dhe mundësive të arsimit për të rinjtë dhe të rriturit në të gjithë Kosovën.

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.