Vizita studimore në shkollën popullore gjermane dhe shkollën e muzikës (vhs) në Bingen am Rhein

Nga 17 deri më 21 shtator 2024, zyra e DVV International në Kosovë organizoi një vizitë studimore në Shkollën Popullore Gjermane dhe shkollën e muzikës (vhs) Bingen am Rhein, në Gjermani. Në këtë vizitë morën pjesë pesë persona, përfshirë z. Thomas Lichtenberg – Drejtor Rajonal për Kaukazin dhe Evropën Juglindore, si dhe përfaqësues nga zyra e DVV International në Kosovë, nga Qendra për Arsimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve në Prizren (YALEC Prizren) dhe nga Komuna e Pejës, ku së shpejti do të hapet një qendër e re për edukimin e të rinjve dhe të rriturve.

Nga 17 deri më 21 shtator 2024, zyra e DVV International në Kosovë organizoi një vizitë studimore në Shkollën Popullore Gjermane dhe shkollën e muzikës (vhs) Bingen am Rhein, në Gjermani. Në këtë vizitë morën pjesë pesë persona, përfshirë z. Thomas Lichtenberg – Drejtor Rajonal për Kaukazin dhe Evropën Juglindore, si dhe përfaqësues nga zyra e DVV International në Kosovë, nga Qendra për Arsimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve në Prizren (YALEC Prizren) dhe nga Komuna e Pejës, ku së shpejti do të hapet një qendër e re për edukimin e të rinjve dhe të rriturve.

Kjo vizitë studimore është rezultat i nënshkrimit të marrëveshjes së binjakëzimit ndërmjet Qendrës së Arsimit të të Rinjve dhe të Rriturve në Prizren, e cila vepron në kuadër të OJQ THY, dhe VHS Bingen, si dhe përgatitjeve për hapjen e Qendrës së dytë të Arsimit të të Rinjve dhe të Rriturve në Pejë, në bashkëpunim me DVV International, Komunën e Pejës dhe Organizatën Joqeveritare Këshilli për Veprim Rinor Lokal - Pejë (KVRL Pejë).

Gjatë qëndrimit në Gjermani, përfqasuesit nga Kosova vizituan ambientet e Shkollës Popullore Gjermane dhe Shkollës së Muzikës në Bingen. Ata u pritën ngrohtësisht nga zyrtarët e lartë të institucioneve, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm z. René Nohr, znj. Nina Göttelmann (Drejtoreshë e Shkollës së Muzikës), znj. María José Lafuente (Drejtoreshë e Njësisë së Digjitalizimit) dhe z. Yannik Eberhard (Drejtor i Njësisë së Provimeve).

Ky shkëmbim studimor ofroi një mundësi për t'u njohur me shërbimet arsimore që ofrojnë këto institucione, duke përfshirë një gamë të gjerë programesh arsimore për të rritur dhe arsimin digjital. Pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin pjesë në orët mësimore, të mësojnë për metodat e mësimdhënies dhe përmirësimin e cilësisë, si dhe të diskutojnë me përfaqësuesit e këtyre institucioneve mbi organizimin e hapësirave arsimore. Përveç kësaj, ata shkëmbyen përvoja me disa prej mësimdhënësve të këtyre shkollave.

Gjatë kësaj vizite studimore, pjesëmarrësit vizituan Komunën e Bingen am Rhein, ku u takuan me z. Thomas Feser, Kryetarin e kësaj Komune, i cili theksoi marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Gjermanisë. Përfaqësuesit nga Kosova gjithashtu vizituan Parlamentin Shtetëror, ku u pritën nga z. Hendrik Hering, President i Parlamentit të Rheinland-Pfalz, dhe bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe diplomacisë mori një vëmendje të veçantë.

Vizita vazhdoi në Shoqatën e Qendrave të Arsimit të të Rriturve të Rheinland-Pfalz e.V., ku diskutimet me zëvendësdrejtoreshën e shoqatës, Mareike Schams, u fokusuan në trajnimin dhe zhvillimin profesional të stafit, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të aftësive dhe kapaciteteve në arsimin e të rriturve.

Kjo vizitë studimore ishte në dobi të dy qendrave për Arsimin e të Rinjve dhe të Rriturve në Prizren dhe Pejë, duke shkëmbyer përvojat më të mira në fushën e arsimit të të rriturve. Pjesëmarrësit patën mundësinë të përfitojnë nga praktikat më të mira të VHS Bingen, si në aspektin e mësimdhënies ashtu edhe të menaxhimit. Të dyja palët përfituan nga ky shkëmbim, duke forcuar marrëdhëniet dhe duke hapur rrugën për bashkëpunime të reja në të ardhmen në fushën e arsimit.

 

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.