Me datën 02.08.2023, u nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit (MM) në mes të DVV International dhe OJQ - THY nga Prizreni. Qëllimi i kësaj marrëveshje është lansimi i një qendre të re për arsimin e të rriturve në komunen e Prizrenit, e cila do të hapet në kuadër te objektit të OJQ – Thy.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, të dya palët do të bashkëpunojnë ngushtë në procesin parapregatitor teknik dhe professional për hapjen sa më të shpejtë që do të jetë e mundur të qendrës së re të arsimit për të rritur në Prizren, bazuar në modelin e shkollave popullore gjermane ( VHS ).
Të dya palët në këtë marrëveshje janë zotuar se do të kontribuojnë në zhvillimin dhe zbatimin e ofertave arsimore me cilësi së lartë për të rinjtë dhe të rriturit p.sh. kurse trajnimi profesional në fusha të ndryshme, kurse zhvillimi personal, praktika për zhvillim të përgjithshëm, edukim qytetar dhe edukim kulturor, etj.