Punëtoria e organizuar nga DVV International dhe Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve (AAAPARr)

Më datë 08.07.2024, në ambientet e Hotel Sirius u mbajt punëtoria “Koordinimi i akterëve për funksionalizimin e programeve në Arsimin e të Rriturve në kontekstin e arsimit gjatë gjithë jetës: ofrimi i programeve-kurseve afatshkurtra dhe programeve të nivelit 3, 4 dhe 5”, e bashkë organizuar nga DVV International dhe Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve (AAAPARr).

 

Më datë 08.07.2024, në ambientet e Hotel Sirius u mbajt punëtoria “Koordinimi i akterëve për funksionalizimin e programeve në Arsimin e të Rriturve në kontekstin e arsimit gjatë gjithë jetës: ofrimi i programeve-kurseve afatshkurtra dhe programeve të nivelit 3, 4 dhe 5”, e bashkë organizuar nga DVV International dhe Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve (AAAPARr).

Në këtë punëtori morën pjesë 19 persona duke përfshirë përfaqësues nga AAAPARr, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve të Kosovës (AKK), si dhe drejtorë dhe profesorë nga shkollat profesionale dhe qendrat e kompetencës.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të vlerësohej gjendja aktuale, të identifikoheshin sfidat dhe të përcaktoheshin veprimet e nevojshme për zbatimin e programeve të zhvilluara nga bashkëpunimi ndërmjet DVV International dhe AAAPARr.

Znj. Fikrije Zymberi, U.D. e Drejtorit të përgjithshëm të AAAPARr-së, hapi punëtorinë duke përmendur arritjet nga bashkëpunimi me DVV International, përfshirë hartimin dhe zhvillimin e kurrikulave dhe programeve të ndryshme për Arsimin e të Rriturve (ARr), të cilat do të implementohen në kuadër të Qendrave të Kompetencës (QK) dhe Shkollave të Mesme Profesionale (SHKMLP). Disa nga kurrikulat dhe programet që janë hartuar gjatë viteve të fundit me mbështetje profesionale dhe teknike nga DVV International janë: profilet për profesionet Automekanik, Metalpunues, Instalues të ngrohjes dhe klimatizimit, Rrobaqepësi, zhvillimi i dy platformave online për programet e arsimit për të rritur për IT dhe Marketing në dy Qendra të Kompetencës në Kosovë (QK-Prizren dhe QK-Malishevë), zhvillimi i programeve afatshkurtëra-modulare: Instalues Elektrik dhe Ndërtues-Murator si dhe programi për kualifikimin në profilin Teknologji, Informatikë dhe Komunikim -TIK.

Ndërkaq, Z. Ramadan Alija, Udhëheqës i zyrës së DVV International në Kosovë, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e frytshëm me AAAPARr, i cili ka sjellë avancime të konsiderueshme në fushën e arsimit për të rritur në kuadër të QK dhe SHKMLP. Ai ndër të tjera theksoi se, qëllimi i kësaj punetorie është analiza e gjendjes aktuale në terren dhe procesi i implementimit të këtyre programeve, si dhe hartimi i rekomandimeve të cilat do të adresohen tek institucionet përgjegjëse (MASHTI) për impelmentimin e këtyre programeve të zhvilluara.

Tutje, Z. Muhamer Ibriqi dhe Z. Jetmir Berisha nga AAAPARr gjatë prezentimit të tyre rikujtuan dhe analizuan rekomandimet e dalura nga analiza dhe hulumtimi për ofrimin e kurseve afatshkurtra modulare për arsimin e të rriturve në kuadër të Qendrave të Kompetencës (QK) dhe Shkollave të Mesme Profesionale (SHKMLP). Rekomandimet e dalura nga hulumtimi i mëhershem treguan nevojën e këtyre kurseve, por implementimi i këtyre programeve varet shumë nga validimi i tyre nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në Kosovë (AKK).

Një reflektim mbi programet e zhvilluara u bë dhe nga hartuesit e kurrikulave për Arsimin e të Rriturve (ARr) në profesionet: rrobaqepësi, metalpunues, automekanik, ngrohje qëndrore dhe klimatizim, instalim elektrik, ndërtimtar/murator dhe teknologji informatike dhe komunikim (TIK). Ata po ashtu theksuan se, zbatimi i programeve është penguar nga mungesa e standardeve të profesionit, validimi i programeve, mungesa e infrastrukturës, kapaciteteve teknike dhe resurseve humane.

Znj. Donjeta Nimani Binqe nga AKK prezantoi në detaje kriteret dhe procedurat të cilat duhet ndjekur për validimin e kualifikimeve dhe akreditimin e institucioneve. Ajo shpjegoi se, procedurat e aplikimit për akreditim do të përmirësohen dhe do të lehtësohen përmes lansimit të një platforme online nga AKK. 

Në pjesën e dytë të punëtorisë, pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe punuese për të hartuar rekomandimet për zbatimin e programeve. Grupi i parë analizoi kapacitetet ekzistuese dhe sfidat për zbatimin e kurseve afatshkurtra modulare për ARr, duke theksuar rekomandimet për ndryshimin e legjislacionit, përmirësimin e programeve ekzistuese, krijimin e programeve dhe materialeve të reja mësimore, standardizimin e tyre, stimulimin dhe pagesën e mësimdhënësve etj.

Në anën tjetër, grupi i dytë fokusua në rekomandime për procesin e vlerësimit dhe certifikimit sipas programeve të sistemit modular për Arsimin e të Rriturve. Ku u theksua nevoja për hartimin e udhëzuesve për procesin e vlerësimit, përcaktimin e përgjegjësive të komisioneve vlerësuese, standardizimin e metodave të vlerësimit etj.

Të gjitha rekomandimet e dalura nga kjo punëtori do t’i adresohen MASHTI, AAAPARr, AKK, dhe akterëve tjerë relevantë përgjegjës për ARr në Kosovë.

Implementimi i këtyre programeve do të ofrojë një qasje modulare të avancuar dhe të përshtatur me kërkesat e tregut të punës, duke rritur qasjen në arsim për grupet e margjinalizuara dhe të rriturit që janë larguar nga procesi i arsimit në Kosovë.

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.