Aftësimi i personave të verbër për përdorimin e kompjuterit sipas Alfabetit Braille

Integrimi i personave te verbër ne jetën publike dhe aftësimi i tyre për jete te pavarur është një nga sfidat me te mëdha në Republiken e Kosovës,  dhe synimi kryesor i Shoqatës së të verbërve të Kosovës.

Pasi që një numër i konsiderueshëm i të verbërve humbin shikimin në moshë dhe kohë të ndryshme, është një nevojë e domosdoshme që personat e verbër të marrin trajnime që të pergatiten për një jetë të pavarur dhe integrim në shoqëri.

Shoqata e të Verbërve të Kosovës (SHVK)  me përkrahjen e DVV International  ka arritur që një numër  të konsiderueshëm të të verbërve ta trajnojë në fushën e Teknologjisë Informatike, sipas metodologjisë së alfabetit Braille, por numri i atyre që kanë nevojë të trajnohen edhe më tutje është shumë i madh.

Në vitin 2018, DVV International në Kosovë ka mbështetur Shoqatën e të Verbërve të Kosovës përmes zbatimit të projektit për trajnimin e 40 personave të verbër për përdorimin e kompjuterëve me alfabetin Braille. Personat që ndoqën këto trajnime janë nga 5 rajone të ndryshme të Kosovës dhe trajnimi është realizuar përmes shoqatave komunale për personat e verbër nga komuna e Gjakovës, Gjilanit, Mitrovicës, Prishtinës dhe Ferizajt.

Me këtë mbështetje të DVV International në Kosovë, numri i personave të verbër që duke përdorur kompjuterët do të kenë qasje më të lehtë për të vazhduar arsimin e tyre, integrimin e përgjithshëm shoqëror dhe në tregun e punës në Kosovë, do të rritet ndjeshëm.