Qëllimi I këtij projekti të DVV International dhe organizatës “Gratë në Biznes” është mbështetja e grave në biznes për të zbutur krizën nga COVID-19,për të thelluar riformimin e modeleve të biznesit të tyre,në drejtim të planifikimit strategjik,menaxhimit të financave dhe mundësive të tjera në treg.Mbështetja në rritjen e sipërmarrjes së grave përmes identifikimit të mënyrave të reja për zhvillimin dhe pozicionimin e tregut,tregtisë Online,kjo po realizohet përmes trajnimit të sipërmarresve të grave në marketing digjital dhe komunikim.
Aktivitetet të cilat po realizohen janë:
Përzgjedhja e bizneseve te menaxhuara nga gratë në rajone të ndryshme të Kosovës,Zhvillimi I një platforme online që po mundëson trajnime online,sipas programit të konsulences.Blerja dhe dorëzimi I pajisjeve të nevojshme për trajnime online për gratë sipërmarrëse.
Që nga fillimi I zhvillimit të projektit 50 gra sipërmarrëse kanë rritur kapacitetet e tyre të menaxhimit për t'iu përgjigjur krizës dhe për të mbështetur bizneset e tyre.Kanë riformuar bizneset e tyre dhe kanë hartuar plane të reja strategjike, sisteme të menaxhimit financiar (flukset e parave) dhe kanë rritur njohuritë e tyre për qasjen në financa pas krizës pandemike.Po ashtu kanë rritur bizneset e tyre deri në 20% për shkak të aplikimit të tregtisë online.
Të paktën 25 biznese të grave kanë rritur produktivitetin e tyre me 50% dhe kanë ripozicionuar në tregun lokal dhe më gjerë.
Projekti pritet të zgjat deri më 30 nëntor dhe terësishtë do të përfshihen 50 gra,nga regjioni I Prishtinës,Mitrovicës dhe Pejës.