Nga 09-11 Mars në "Resort Ujëvara e Drinit", DVV International së bashku me akterët bashkëpunues ka organizuar punëtorinë tre ditore - Hartimi i Statutit dhe Rregullorës për Anëtarësim për Rrjetin e Arsimit të të Rriturve në Kosovë - ALE NK.
Në punëtori morrën pjesë 9 persona, përfaqësues të institucioneve publike dhe jo publike, të cilët janë njëherit edhe themelues të Adult Learning and Education Network in Kosovo - ALE NK e që janë:
• Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT),
• Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e te Rrituve (AAAPARr),
• Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK)
• Qendra për Arsim e Kosovës (OJQ KEC)
• Qendra Rinore – Hareja
• Dvv International
Aktiviteti me qëllim të hartimit të Statutit dhe Rregullorës për Anëtarësim, nisi me analizimin e dokumenteve të ngjajshme, të cilat janë përdorur më parë nga institucionet e ndryshme në vend, ku duke u bazuar në to pjesëmarrësit hartuan draft Rregullorën dhe Statutin e ALE-NK, në të cilën ndër të tjerash përfshihen informatat themelore mbi ALE NK e që janë:
Themeluesit, Qëllimi, Anëtarësimi(bazuar në rregullorën e brendshme të ALE NK), Bordi Drejtues dhe Mbledhjet e Bordit te ALE NK, Mandati, Shpërbërja, Ndryshimet e Statutit, Periudha e Raportimit dhe vitit Financiar e të tjera.
Ndryshe, përgjatë punëtorisë në kuadër të rregullorës së brendshme palët u dakorduan edhe për Logon dhe Vulën me të cilën do të përfaqësohet ALE NK, e cila nënkupton identitetin e rrjetit dhe është një kombinim i tekstit dhe imazhit vizual, që shërben për tu treguar njerëzve përkufizimin e saj në mënyren më të thjeshtë. Logo do të funksionojë si fytyra e rrjetit ALE NK.
Sakaq, qëllimi i Rrjetit është sigurimi i bashkëpunimit efektiv midis Ministrive përgjegjëse edhe akterëve të ndryshem publik dhe jopublik në fushën e ARr për institucionalizimin dhe krijimin e rolit ndër sektorial për arsimin e të rriturve dhe mësimin gjatë gjithë jetës ne Kosovë. Për të përmbushur qëllimin e tij, Rrjeti do të ndërmarrë aktivitete siç janë: fushata promovuese, konferenca, tryeza debati, publikime, vizita studimore, hulumtime, raporte kombëtare vjetore, analiza, trajnime dhe jo vetëm.
Ne kuadër të zbatimit të këtij projekti, ALE NK kërkon që të identifikoj individë të cilët janë të gatshëm të kontribojnë në zhvillimin dhe zgjërimin e tij, Anëtarësimi është i hapur për të gjitha Organizata dhe Institucionet publike dhe jopublike me interes të përbashkët për ALE NK.