Furnizimi me pajisje të nevojshme të Qendrave të Aftësimit Profesional në Prishtinë dhe në Pejë

DVV International në Kosovë, ka një bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenjes Sociale (MPMS), respektivisht me Agjencinë e Punësimit në Republikën e Kosoves (APRK), i cili është duke vepruar si organ i pavarur në kuadër të MPMS, dhe menaxhon me 8 Qendrat e Aftësimit Profesional në Kosovë.

DVV International në Kosovë, ka një bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenjes Sociale (MPMS), respektivisht me Agjencinë e Punësimit në Republikën e Kosoves (APRK) ,i cili është duke vepruar si organ i pavarur në kuadër të MPMS, dhe menaxhon me 8 Qendrat e Aftësimit Profesional në Kosovë. Këto qendra trajnuese ofrojnë kurse modulare falas për persona të regjistruar si të pa punë në Kosovë. Në mungesë të fondeve të mjaftueshme  nga MPMS, dhe për shkak të vjetërsisë së pajisjeve që gjenden në këto qendra trajnuese, shumë herë rrezikohet mbajtja e kurseve modulare të parapara, si dhe rrezikohet akreditimi dhe validimi i programeve të këtyre kurseve nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në Kosovë.     

Me kërkesë të Agjencionit te Punësimit në Republikën e Kosoves (APRK), DVV International ka furnizuar dy qendrat e aftësimit profesional, në Prishtinë dhe në Pejë me nga 16 Kompjuter dhe 16 Monitor.

Këto pajisje do të përdoren për së paku 5 vitet e ardhshme për mbarëvajtjen e kurseve modulare në profilet e Teknologjisë Informatike, Punë Zyre dhe Administrim Biznesi. Së paku 400 persona në vit nga këto dy qendra të aftësimit profesional, vijojnë kurset e përmendura më lartë.

Projekti në fjalë është realizuar me qëllim të zbutjes së papunësisë dhe dhënies së mundësive për hapjen i bizneseve të vogla dhe të vetëpunësimit i cili në mënyrë specifike do të përfshijë:

· Ngritjen e vetëdijes për themelimin e biznesit tek personat që do të marrin pjesë në trajnime;

· Ngritjen e aftësive, shkathtësive dhe kompetencave të tyre në fushën e Teknologisë Informatike, Punë Zyre dhe Administrim Biznesi;  

· Punësimin apo vetëpunësimi e kursantëve pas vijimit të trajnimeve.

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.