Me daten 18-20 Prill, 2018 në Biograd na moru - Kroaci, është mbajtur Konferenca ndërkombëtare "Ndërtimi i urave në arsimin e të rriturve". Në këtë konferencë nga Republika e Kosoves kanë marrë pjesë gjashtë pesona, përfaqësues nga Minsitria e Arsimit Shkences dhe Teknologjisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale, Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve, Agjencioni për Arsim Profesional dhe arsimin e të rriturve, dhe nga DVV International zyra në Kosovë. Kjo Konferencë është një ngjarje vjetore që është e përkushtuar për përmirësimin e arsimit të të rriturve në vendet e Evropës Juglindore. Konferenca mbahet çdo vit me qëllim të grumbullimit të profesionistëve të arsimit të të rriturve nga rajoni për të diskutuar zhvillimet në vazhdim dhe hapat e kërkuar për përmirësimin e politikave në përputhje me kornizat e arsimit të të rriturve të Bashkimit Evropian.
Konferenca ndërkombëtare në Biograd na moru, ofroi informacione për statusin aktual të arsimit të të rriturve, i cili u prezentua nga përfaqësues të ndryshëm nga vendet e rajonit siç janë; Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia.
Gjatë kësaj Konference ndërkombëtare kishte dy prezentime nga Kosova; z. Ramadan Alija – Drejtor i zyrës DVV International në Kosovë prezentoi për zhvillimet e fundit dhe gjendjen aktuale të arsimit për të rritur në Kosovë, ndësa znj. Radica Berishaj – Udhëheqëse e sektorit për mësimin gjatë gjithë jetës nga Ministria e Arsimit Shkences dhe Teknologjisë prezentoi temën - Niveli 5 i kualifikimeve në kontekst të të mësuarit gjatë gjithë jetës.