Mbështetja e organizatave të arsimit dhe edukimit për të rritur (ALE) në procesin e akreditimit të tyre për zbatimin e Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP)

Projekti ka filluar të realizohet nga Autoriteti Kombëtar I Kualifikimeve (AKK), me mbështetje teknike dhe profesionale të DVV International në Kosovë. Përmes aktiviteteve të organizuara DVV International dhe AKK synojnë zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve të arsimit dhe edukimit për të rritur (ALE), kryesisht të organizatave jo-qeveritare (OJQ), përmes shpërndarjes së informacioneve, trajnimeve dhe konsulencës për akreditimin e tyre për komponentën e NjMP në Kosovë. Të gjitha organizatat pjesëmarrëse në projekt do të informohen për procesin e aplikimit për akreditimin e tyre për NjMP nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), konkretisht për fazat e procesit dhe reflektimet e tyre të brendshme që duhet të merren parasysh për këtë proces.

[Translate to Albanian:]

[Translate to Albanian:]

[Translate to Albanian:]

Projekti ka filluar të realizohet nga Autoriteti Kombëtar I Kualifikimeve (AKK), me mbështetje teknike dhe profesionale të DVV International në Kosovë. Përmes aktiviteteve të organizuara DVV International dhe AKK synojnë zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve të arsimit dhe edukimit për të rritur (ALE), kryesisht të organizatave jo-qeveritare (OJQ), përmes shpërndarjes së informacioneve, trajnimeve dhe konsulencës për akreditimin e tyre për komponentën e NjMP në Kosovë. Të gjitha organizatat pjesëmarrëse në projekt do të informohen për procesin e aplikimit për akreditim e tyre për NjMP nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), konkretisht për fazat e procesit dhe reflektimet e tyre të brendshme që duhet të merren parasysh për këtë proces.

Në kuadër të këtij projekti është përfshirë gjithashtu edhe trajnimi i personelit të organizatave të ndryshme, për proceset e sigurimit të brendshëm të cilësisë në lidhje me zbatimin e NjMP. Aktivitetet e organizuara gjithashtu vënë në theks të veçantë edhe rolet dhe përgjegjësitë e praktikuesve të NjMP si; koordinatorët, mentorët dhe vlerësuesit që kanë të bëjnë me zbatimin e NjMP, dhe procesin e akreditimit. Të gjitha seancat do të kryhen bazuar në ekspertizën e trajnerëve të angazhuar për aktivitetet e planifikuara dhe të konsulentëve të cilët gjithashtu janë të përfshirë në identifikimin e grupeve të synuara, dhe mangësive në lidhje me përfshirjen e tyre në komponentën e NjMP.

Implementimi i këtij projekti në bashkëpunim me AKK ka filluar me Identifikimin e grupeve të synuara dhe përfituesve përmes një analize të kualifikimeve të vërtetuara në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) në Kosovë duke përdorur të dhënat e regjistrit të kualifikimeve, për të identifikuar dhe mbledhur informacion mbi institucionet e akredituara (me fokus kryesor OJQ-të) për të ofruar këto kualifikime. Pas identifikimit, është  krijuar një rrjet ofruesish të mundshëm për të zbatuar NjMP, i cili do të ketë mundësinë të certifikojë individë nga sektorë dhe fusha të ndryshme kualifikimi si dhe individë apo grupe të margjinalizuara me specifika të ndryshme. Në këtë fazë është bërë përgatitja për seancat e trajnimit, materialet e nevojshme për prezantimin e NjMP etj.

Me datat  4 dhe 5 nëntor 2021 është organizuar Seminari i parë informues për organizatat e identifikuara dhe kanë marrë pjesë 60 përfaqësues nga organizata të ndryshme të cilët kanë shfaqur interesimin për akreditimin e organizatave të tyre për implementimin e komponentes së (NjMP). Gjatë këtij Seminari u diskutua rreth politikave dhe procedurave për zbatimin e Njohjes së Mësimit Paraprak, rolit të praktikuesve për zbatimin e NjMP, kriteret dhe procedurat për akreditim të NjMP si dhe për përgatitjen dhe përkrahjen e procesit të aplikimit. Ky trajnim ka qenë një mundësi e shumë e mirë për pjesëmarrësit të cilët patën rastin të informohen me detajet rreth NjMP gjithashtu atyre iu është dhuruar nga një broshurë me informacionin bazë rreth NjMP, Korniza Kombëtare e Kualifikimeve (KKK) si dhe nga një udhëzues i programit për koordinatorët, mentorët, dhe vlerësuesit e Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP).

Projekti do të vazhdojë (deri në gjysmën e dytë të vitit 2021) me punëtori dhe seanca të trajnimeve për personelin e organizatave pjesëmarrëse dhe aktivitete tjera të organizuara të cilat do të vënë në theks të veçantë rolet dhe përgjegjësitë e praktikuesve të NjMP si; koordinatoret, mentorët dhe vlerësuesit, që kanë të bëjnë me zbatimin e NjMP, dhe përfshirjen e konsulencës gjatë procesit të akreditimit për NjMP.

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.