Vizitë në Kosovë nga zyra rajonale dhe zyra e DVV International në Bonn

Në datat 20-24 shkurt, Znj.Bettina Brand – Referente Rajonale në Kaukaz dhe Europa Juglindore si dhe Z.Thomas Lichtenberg – Drejtor Rajonal, Kaukaz dhe Europa Juglindore vizituan Kosovën. Gjatë qëndrimit te tyre ne Kosovë u mbajtën takime me përfaqësues të institucioneve qëndrore dhe komunale si dhe partnerë të ndryshëm te organizatës Dvv International në Kosovë.

Në datën shkurt 20 ështe mbajtur takimi me Znj.Fikrije Zymberi – Drejtoreshë e Agjencionit per Arsim dhe Aftesim Profesional per Arsimin e te Rriturve në Kosovë, e cila theksoi ne vecanti rolin e rëndesishem të bashkëpunimit te AAAPARr me Dvv International duke kontribuar në rritjen e gjithëperfshirjes në programet e Arsimit për të Rritur, e në vecanti grupet e margjinalizuara.

 

Në datat 20-24, Znj.Bettina Brand – Referente Rajonale në Kaukaz dhe Europa Juglindore si dhe Z.Thomas Lichtenberg – Drejtor Rajonal, Kaukaz dhe Europa Juglindore vizituan Kosovën. Gjatë qëndrimit te tyre ne Kosovë se bashku me drejtorin e zyrës DVV International Kosova, ata mbajtën takime me përfaqësues të institucioneve qëndrore dhe komunale si dhe partnerë të ndryshëm te organizatës Dvv International në Kosovë.

Vizita nisi fillimisht në zyrën Dvv International në Kosovë, ku u mbajt takim me stafin dhe u diskutua për planin vjetor dhe gjëra të tjera me rëndesi.

Në datën shkurt 20 ështe mbajtur takimi me Znj.Fikrije Zymberi – Drejtoreshë e Agjencionit per Arsim dhe Aftësim Profesional për Arsimin e të Rriturve në Kosovë, e cila theksoi ne vecanti rolin e rëndesishem të bashkëpunimit te AAAPARr me Dvv International duke kontribuar në rritjen e gjithëperfshirjes në programet e Arsimit për të Rritur, e në vecanti grupet e margjinalizuara.

Takimi I radhës u mbajt me Z.Blerim Saqipi - Dekan në Fakultetin e Edukimit dhe Prof Dr.Naser Zabeli ku temë kryesore dhe më e rëndsishmja që u diskutua ishte Curriculum globAle. Ndryshe. lansimi i “Curriculum globALE” në kuadër të Fakultetit të Edukimit është bërë më 29 qershor 2022.

Ndërsa me 21 shkurt, u mbajt takim me Znj.Majlinda Rizvanolli - Këshilltare e parë e Ministrës së Arsimit. Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit-znj.Arberie Nagavci.Znj.Rizvanolli ishte po ashtu pjesëmarrëse në Konferencën e 15-të për Arsimin e të Rriturve në Leipzig të Gjermanisë së bashku me Ministrën Nagavci dhe drejtorin e organizatës Dvv International në Kosovë, Z.Ramadan Alija.

Tutje, vizita vazhdoi në takim me Znj.Vera Baumann- Përgjëgjese e Departamentit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në Ambasadën Gjermane në Kosovë. Biseda ishte mjaftë intensive dhe interesante, u shkëmbyen ide dhe mendime të shkëlqyera si dhe ambasada përmes përfaqësueses, u njoh nga afër me punën e DVV International.

Duke vazhduar kështu me një takim të mirëfilltë me Z.Tobias Seiberlich dhe personave te tjerë nga projekti GIZ në Kosovë, u diskutua dhe u fol për projektet e tyre dhe të Dvv International në Kosovë.

Në po të njejtën datë - 21 shkurt, Z.Petrit Tahiri – Drejtor I organizatës KEC (Qendra për Arsim e Kosovës) priti përfaqesuesit e DVV International në zyret e tyre. KEC tanimë është pjesë dhe e vetmja organizatë anëtare nga Kosova në EAEA, ku pritet të zhvillojnë aktivitetin e tyre edhe gjatë muajve në vijim.

Më pas vizita vazhdoi tek Autoriteti Kombëtar I Kualifikimeve. Z.Milot Hasangjekaj–Ekspert për Kualifikime, ritheksoi bashkëpunimin e AKK me DVV International.

Pas një ditë të suksesshme, informative me takime dhe diskutime të shumta, Znj.Bettina Brand dhe Z.Thomas Lichtenberg së bashku me stafin e DVV International në Kosovë, darkuan me përfaqësues të Rrjetit të ri të ARr në Kosovë. Rjet ky, I cili u themelua në fund te vitit te kaluar me qëllim që të mundësojë koordinimin, bashkëpunimin dhe menaxhimin e të dhënave në nivel kombëtar

Me datë 22 shkurt, dita filloi ne takim me Znj.Luljeta Veselaj Gutaj – Drejtoreshë Komunale e Arsimit në Prizren e cila ishte poashtu pjesëmarrëse në vizitë studimore për të parë edhe nga afër se si funksionojnë këto shkolla popullore në Gjermani. Në takim ishin pjesëmarres edhe përfaqesues të tjerë të institucioneve komunale. Tutje, është mbajtur takimi me kryetarin e Komunës së Prizrenit Z.Shaqir Totaj.

Me date 23 shkurt, takimi u zhvillua me përfaqesues ne Komunën e Pejës. Përfaqesuesit e Dvv International u pritën nga Z.Naser Gega- Drejtor Komunal i Arsimit në Pejë e me pas edhe nga Kryetari I Komunës se Pejës Z.Gazmend Muhaxheri.

Takimi i fundit i mbajtur ne kuadër te kësaj vizite një javore, të mbushur me takime dhe diskutime, ishte në ECK (Kolegji Europian I Kosovës). Njëherit ECK, është anëtare e rrjetit të ri të ARr në Kosovë, të sapo themeluar dhe bashkëpunimi me ta pritet të thellohet në vijim.

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.