DVV International në bashkëpunim me Forumin kosovar të aftësive të kufizuara(KDF- Kosovo Dissability Forum) kanë filluar implementimi i projektit-Ngritja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara përmes trajnimeve për shkathtësi të buta ( pregaditja e CVs, komunikim me punëdhënësit , konkurim për punësim) dhe mbështetjes së organizatave përfaqësuese të tyre në Kosovë.
Objektivat e këtij projekti janë:
· Të avancojmë njohuritë e personave me aftësi të kufizuar për aftësi të buta;
· Të avancojmë kapacitetet e organizatave përfaqësuese të personave me aftësi të kufizuara në punësim të mbështetur dhe ndërmjetësim në mes të këtyre të fundit dhe kompanive/ bizneseve dhe institucioneve të ndryshme;
· Të ngrisim vetëdijesimin e bizneseve dhe institucioneve të ndryshme mbi rëndësinë e punësimit të personave me aftësi të kufizuar.
Aktivitetet e parapara për realizimin e objektivave të këtij projekti janë:
· Hartimi dhe shtypi i udhëzuesit për punësim për personat me aftësi të kufizuar në Kosovë;
· Trajnime për aftësi të buta (pregaditja e CVs,komunikim me punëdhënesit,konkurimi për punësim për personat me aftësi të kufizuar në 7 rajone të Kosovës);
· Trajnime për organizatat përfaqësuese të personave me aftësi të kufizuar për punësim të mbështetur dhe ndërmjetësim;
· Hartimi i broshurave / materialeve vetëdijësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuara.
Kohëzgjatja e projektit parashihet të jetë 3 muaj, dhe do të implementohet në 7 rajone të ndryshme të Kosovës (Prishtinë,Ferizaj,Gjakovë,Pejë,Prizren,Mitrovica,Gjilan).
Rreth 105 persona me aftësi të kufizuara nga rajone të ndryshme të kosovës do të jenë përfitues direkt nga ky projekt ndërsa organizatat perfaqësuese të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë do të ngrisin kapacitetet e tyre per ndërmjetësim në punësimin e personave me aftësi të kufizuara.