Hapja e kurseve modulare për profesionin Rrobaqepsi në Qendrën e Aftësimit Profesional (QAP) Gjilan

DVV International në Kosovë , është e angazhuar në mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve të mëtutjeshme të tetë Qendrave të Aftësimit Profesional në Kosovë (APRK-MPMS).

Këto qendra trajnuese ofrojnë kurse modulare 3-6 mujore pa pagesë ,për persona të regjistruar si të pa punë në zyret e regjistrimit nga tetë rajone të ndryshme të Kosovës. Sipas Agjencisë se Statistikave të Kosovës (ASK) shkalla e papunësisë në Kosovë është 30.7 % dhe papunësia më e theksuar është te gjinia femrore me 34.8%, krahasuar me meshkujt, 29.5% .

 

DVV International në Kosovë , është e angazhuar në mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve  të mëtutjeshme të  tetë Qendrave të Aftësimit Profesional në Kosovë (APRK-MPMS).

Këto qendra trajnuese ofrojnë kurse modulare 3-6 mujore pa pagesë ,për persona të regjistruar si të pa punë  në zyret e regjistrimit nga tetë rajone të ndryshme të Kosovës. Sipas  Agjencisë se Statistikave të Kosovës (ASK) shkalla e papunësisë në Kosovë është 30.7 % dhe papunësia më e theksuar është te gjinia femrore  me 34.8%, krahasuar me meshkujt, 29.5% .

DVV International përmes këtij projekti është angazhuar që të reduktojë numrin e personave të pa punë  në veqanti të atyre të gjinisë femrore  të cilat posedojnë një nivel të ulët të arsimit dhe të cilat kanë shprehur dëshirën të vijojnë kurse të Rrobaqepsisë ,që pas përfundimit të tyre  të  kenë mundësi më të mira në tregun e punës .Projekti është realizuar në bashkëpunim me Agjencionin e Punësimit në Republiken e Kosoves (APRK) respektivisht me Ministrin e Punës dhe Mirëqenjes Sociale (MPMS) i cili ka për qëllim zbutjen e pa punësisë në veqanti tek gjinia femrore,në komunen e Gjilanit. Për realizimin e këtij projekti në mungesë të fondeve nga APRK-MPMS , DVV International  ka siguruar  , furnizimin me pajisje të nevojshme për kabinetin e trajnimeve të Rrobaqepsisë në Qendren e Aftësimit Profesional në Gjilan, dhe ka siguruar  pagën mujore për një Trajner/e të zgjedhur pë profesionin Rrobaqepsi deri në fund të vitit 2020.

Ndërsa QAP-Gjilan (APRK-MPMS) ka ofruar objektin e trajnimeve , programet mësimore për Rrobaqepsi ,dhe do të bëjë vlerësimin dhe Certifikimin e pjesëmarrësve në trajnim sipas dispozitave ligjore të aftesimit profesional  në Kosovë (Programet që do të ofrohen për kursantët do të jenë të njohura nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në Kosovë).

Përmes këtij projekti parashihet aftësimi profesional i së paku  100 personave  në vit ( kryesisht të gjinisë femrore) të regjistruar në listat e punëkërkueseve nga Komuna e  Gjilanit.

Projekti parashihet të zgjasë së paku gjatë pesë vitet e ardheshme dhe ka për qëllim  të zbutjen e  papunësisë, dhënies së mundësive për hapjen e bizneseve te vogla dhe vetëpunësimin e personave të pa punë nga rajoni i Gjilanit. Pas përkeqësimit të situatës së shëndetit publik në Kosovë nga Virusi COVID-19, edhe  në  QAP Gjilan, trajneri dhe kursantet jane te fokusuar ne prodhimin e maskave dhe teshave mbrojtëse të cilat do të dhurohen pa pagesë për organizatat shëndetësore  dhe personat në nevojë nga rajoni i Gjilanit.

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.