Prezentimi i raportit të dalur nga hulumtimi i realizuar nga DVV International në Kosovë, në bashkëpunim me Agjencionin për Arsimin , Aftësimin Profesional dhe Arsimin e të Rriturve ( AAAPARr) në Kosovë

Në kuadër të projektit "Zhvillimi i programeve afatshkurtra (modulare) të arsimit për të rritur dhe përdorimi i këtyre programeve në kuadër të gjashtë Qendrave të Kompetencës (QK) dhe shkollave të mesme profesionale (SHKMP) në Kosovë”, më 9 nëntor 2022, është bërë prezantimi i rezultateve të dala nga hulumtimi i gjendjes paraprake të kapaciteteve teknike dhe profesionale të QK dhe SHKMP.

Në kuadër të projektit "Zhvillimi i programeve afatshkurtra (modulare) të arsimit për të rritur dhe përdorimi i këtyre programeve në kuadër të gjashtë Qendrave të Kompetencës (QK) dhe shkollave të mesme profesionale (SHKMP) në Kosovë”, më 9 nëntor 2022, është bërë prezantimi i rezultateve të dala nga hulumtimi i gjendjes paraprake të kapaciteteve teknike dhe profesionale të QK dhe SHKMP.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), QK-ve dhe SHKPM-ve.

Sipas autorëve të raportit hulumtues, Muhamer Ibriqi dhe Jetmir Berisha, hulumtimi lidhur me nevojën e ofrimit dhe  zbatimit të  kurseve afatshkurtra modulare në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP), do të shërbejë për nevojat e Agjencisë për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe Arsimin e të Rriturve (AAAPARr), MAShTI-t dhe akterëve tjerë në Kosovë, si një udhërrëfyes për zhvillimin e kurrikulave dhe programeve të nevojshme arsimore për këtë komponent të kualifikimeve,  duke u bazuar në specifikat e tregut të punës në vend.

Autorët theksuan se pjesë e anketimit janë 14 shkolla profesionale nga qytete të ndryshme në Republikën e Kosovës, duke përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Mitrovicën, Gjakovën, Gjilanin, Ferizajn, Podujevën, Lipjanin, Vushtrrinë, Skenderajn, Malishevën dhe Vitinë, të cilëve përmes përgjigjeve në 28 pyetje të hapura dhe mbyllura, iu është dhënë mundësia të paraqesin gjendjen reale dhe të tregojnë mundësitë e ofrimit të kurseve afatshkurtra në ARr në varësi të kushteve që shkollat posedojnë. Gjithashtu, përmes pyetësorit shkollat kanë pasur mundësi të shprehin kërkesat e tyre në lidhje me plotësimin e nevojave të tyre në realizim të trajnimeve për mësimdhënësit, apo pajisjen e punëtorive për realizimin e praktikave profesionale.

Sipas Ibriqit dhe Berishës, të dhënat e mbledhura nga hulumtimi krijojnë mundësi për të bërë vlerësime, analiza dhe krahasime mes IAAP-ve, lidhur me ofrimin dhe zbatimin e programeve të shkurtra modulare, por edhe për identifikimin e nevojave dhe  mundësive të sistemit arsimor aktual në Kosovë lidhur me këtë komponent. Zhvillimi dhe implementimi i programeve të reja të ARr do të mundësojë rritjen e qasjes gjithëpërfshirëse në programet e arsimit për të rritur, në veçanti për grupet e margjinalizuara dhe grupet tjera të të rriturve, të larguara nga procesi i arsimit në Kosovë.

Ndryshe, zhvillimi i programeve të reja për ARr në kuadër të projektit i cili implementohet nga AAAPARr, me mbështetje nga DVV International, do të bazohet në standardet e validuara dhe të miratuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe në harmoni me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve në Kosovë.

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.