Me datën 27-28 Prill, 2018 në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtarë të Kualifikimeve në Kosovë, është organizuar punëtoria dy ditore, e cila kishte për qëllim zhvillimin e Draftit të parë të Udhëzimit Administrativ përNjohjen e Mësimit Paraprak.
Vizioni i AKK-së është krijimi i një sistemi cilësor të besueshëm dhe transparent të kualifikimeve kombëtare me qëllim të rritjes së mundësive për mobilitet kombëtar dhe ndërkombëtar. DVV International vazhdon t'i kushtoj rëndësi njohjes së arsimit dhe aftësimit profesional të Republikës së Kosovës në arsim dhe në tregun e punës. Zbatimi i procesit të vlerësimit për njohjen e të mësuarit paraprak të individëve do të përforcojë angazhimin e Autoritetit Kombëtarë të Kualifikimeve, për të siguruar një sistem të fuqishëm profesional, për të rritur punësimin në përputhje me aftësitë e fuqisë punëtore, si dhe për të ofruar më shumë mundësi për mësim gjatë gjithë jetës.