Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për hapjen e Qendrës për Arsimimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve në Pejë

Më 07 maj 2024, DVV International, Komuna e Pejës dhe Organizata Joqeveritare Këshilli i Veprimit Rinor Lokal - Pejë (KVRL) nënshkruan një memorandum të mirëkuptimit për lansimin e Qendrës për arsimimin dhe edukimin e rinjëve dhe të rriturve, në komunën e Pejës, e cila do të funksionojë nën menaxhimin e OJQ - Këshilli i Veprimit Rinor Lokal – Pejë (KVRL).
Nënshkrimi i këtij memorandumi reflekton një përpjekje bashkëpunuese në mes të DVV International, qeverisjes lokale dhe OJQ KVRL- Pejë.

Kjo qendër do të jetë e dyta në vend, bazuar në modelin e shkollave popullore gjermane (VHS).

Në mënyrë të veçantë, qëllimi i këtij Memorandumi është të forcojë bashkëpunimin ndërmjet këtyre instucioneve për hapjen sa më të shpejtë të kësaj qendre, e cila do të ofrojë mundësi për angazhimin e të rinjëve dhe të rriturve në programe gjithëpërfshirëse të arsimit jo formal dhe formal, si dhe në kurse të akredituara, që mbulojnë fusha dhe formate të ndryshme.

Ndryshe, programet e kësaj qendre do të përfshijnë kurse të trajnimeve profesionale si: kurse për zhvillim personal, praktika për zhvillim të përgjithshëm, edukim qytetar, demokratik dhe kulturor,etj, me synimin për të ofruar një përvojë arsimore të pasur dhe të diversifikuar.

OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.