Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ne mes të DVV International dhe Fakultetit të Edukimit në Prishtinë

Me  datën  04. Mars 2022 u nënshkrua Memorandumi i Bashkepunimit (MB) ne mes të DVV International në Kosovë dhe Fakultetit të Edukimit  në Prishtinë (UP) , për lansimin e kurrikulit modular ndërkombëtarë  të  trajnimeve për edukatorët e të rriturve   ,,Curriculum globALE” . Kjo  kurrikulë është zhvilluar nga Instituti  gjerman për arsimin e të rriturve (DIE), në bashkëpunim me DVV International dhe   përmban 6-Module të ndara të cilat janë të bazuara në kompetenca për trajnimin e edukatorëve për të rritur në mbarë botën .

Përmes lansimit të kësaj kurrikule  në kuadër të fakultetit shtetëror të edukimit  në Prishtinë  , do të ofrohen njohuri bazike - andragogjike , për trajnime të  trajnerëve , mësimdhënësve  dhe menaxherëve,  të cilët janë të kyqur në institucionet e ndryshme  të arsimimit të të  rriturve në Kosovë.

Roli i edukatorit të të rriturve, siç është konceptuar në Curriculum globALE, është bazuar në vlera të përbashkëta dhe parime që janë me rëndësi universale në mbarë botën .

Përmes lansimit të saj në kuadër të Fakultetit të Edukimit në Prishtinë , ajo do të përshtatet në kontekstet qendrore dhe lokale  edhe në Kosovë . Përmes  lansimi të kësaj kurrikule pë njohuri bazike-andragogjike  të njohura edhe nga UNESCO ,   do të krijohet një qëndrueshmëri afatëgjate  për trajnimin bazik-andragogjik , të njohur në nivel global  për  edukatorët e të rriturve  edhe në Kosovë.