Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) me mbështetje nga DVV-International bëri përmbylljen e aktiviteteve të planifikuara, për organizatat jo qeveritare dhe ofruesit e tjerë që në veprimtarinë e tyre kanë aktivitete që lidhen me arsimin dhe aftësimin për të rritur.
Këto aktivitete u realizuan duke u bazuar ne rekomandimet e raportit nga hulumtimi i realizuar me qëllim identifikimin i nevojave të OJQ që merren me arsim dhe aftësim për të rritur në Kosovë për zbatimin e Njohjes së Mësimit Paraprak.
Punëtoritë trajnuese me theks të veçantë u fokusuan tek:
1. Ngritja e kapacitetve për zbatimin e NjMP
2. Zhvillimin e programeve/kualifikimeve për përfshirje në KKK
3. Fazat e procesit te akreditimit për zbatimin e NjMP.
Këto trajnime do t’i mundësojnë përfaqësuesve të OJQ dhe ofruesve të tjerë që më tutje të zhvillojnë mekanizmat të brendshme për të ndërmarr aktivitete drejt zhvillimit të kualifikimeve profesionale me mundësinë e zbatimit të NjMP.