Përurimi e Qendrës për Arsimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve në Prizren

Me datën 2 prill 2024, u bë inaugurimi i Qendrës për Arsimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve (YALEC) në ambientet e OJQ THY në Prizren. Kjo qendër, u themelua në bashkëpunim të DVV International dhe OJQ THY dhe përfaqëson një institucion me një mision të rëndësishëm për arsimimin dhe edukimin e të rinjve dhe të rriturve në Komunën e Prizrenit. YALEC-Prizren (Youth and Adult Learning and Education Centre –Prizren) do të ofrojë programe edukativo - arsimore të përshtatura për nevojat e komuniteteve nga komuna e Prizrenit, duke krijuar një platformë për të rinjtë dhe te rriturit për të ndjekur pasionet dhe për të zgjeruar njohuritë e tyre.

[Translate to Albanian:]

[Translate to Albanian:]

[Translate to Albanian:]

[Translate to Albanian:]

[Translate to Albanian:]

Me datën 2 prill 2024, u bë inaugurimi i Qendrës për Arsimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve (YALEC) në ambientet e OJQ THY në Prizren. Kjo qendër, u themelua në bashkëpunim të DVV International dhe OJQ THY dhe përfaqëson një institucion me një mision të rëndësishëm për arsimimin dhe edukimin e të rinjve dhe të rriturve në Komunën e Prizrenit. YALEC-Prizren (Youth and Adult Learning and Education Centre –Prizren) do të ofrojë programe edukativo - arsimore të përshtatura për nevojat e komuniteteve nga komuna e Prizrenit, duke krijuar një platformë për të rinjtë dhe te rriturit për të ndjekur pasionet dhe për të zgjeruar njohuritë e tyre.

Ceremonia e hapjes së Qendrës për Arsimimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve ishte një ngjarje e rëndësishme, e cila u mbështet nga drejtues të shumë institucioneve lokale, qendrore dhe ndërkombëtare, shoqëria civile si dhe zyrtarë të tjerë nga fusha e arsimit dhe zhvillimit.

Në këtë ngjarje përveç të tjerëve të pranishëm ishin edhe: Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Znj. Arbërie Nagavci, ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Kosovë, Z. Jörn Rohde, Drejtori i DVV International për Kaukazin dhe Evropën Juglindore, Z. Thomas Lichtenberg, Rektori i Universitetit"Ukshin Hoti", në Prizren Z. Mentor Alishani, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Z. Kujtim Gashi, dhe zëvendësministri I Ministrisë së Kultures Rinisë dhe Sportit Z. Sylejman Elshani.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Znj. Arbërie Nagavci, theksoi rëndësinë e hapjes së kësaj qendre, e cila përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt mësimit gjatë gjithë jetës dhe modelit të suksesshëm të shkollave popullore gjermane në arsimin dhe edukimin joformal. Znj. Nagavci falenderoi Qeverinë Gjermane për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e ekonomisë dhe shoqërisë kosovare. Ajo gjithashtu theksoi veprimet që Ministria e Arsimit ka ndërmarrë për të përmirësuar arsimin për të rritur dhe arsimimin tërëjetësor.

Sipas ambasadorit Gjerman në Kosovë  Z. Jörn Rohde, qendra të tilla në Gjermani dhe gjithë andej botës janë në rritje e sipër dhe sipas gjykimit të tij fokusi i përbashkët duhet të jetë i koncentruar në investimet tek njerëzit që të rezultoj një shoqëri përparimtare dhe e zhvilluar.

Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Z. Kujtim Gashi, përgezoi DVV International dhe OJQ THY për hapjen e kësaj qendre duke vlerësuar se projekte të tilla janë të mirëpritura dhe do të kenë mbështetjen e komunës së Prizrenit.

Rektori i Universitetit "Ukshin Hoti", në Prizren z. Mentor Alishani shtoi se bashkërendimi i arsimit formal dhe jo formal është jetik për zhvillimin e një shoqërie të arsimuar.

Z. Thomas Lichtenberg, Drejtor Rajonal i DVV International për Kaukazin dhe Evropën Juglindore, theksoi rolin e rëndësishëm të organizatës DVV International në Kosovë gjatë këtyre 20 viteve në fushën e Arsimit dhe Edukimit tek të rinjtë dhe të rriturit. Ai vuri në dukje se hapja e qendrës YALEC –Prizren, nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunimin dhe angazhimin e kolegëve nga zyra e DVV International në Kosovë, nën udhëheqjen e z. Ramadan Alija dhe partnerëve nga OJQ THY. Po ashtu, ai shtoi se mësimi gjatë gjithë jetës është një komponentë thelbësore për zhvillimin e një shoqërie moderne, dhe qendra YALEC-Prizren do të ketë një rol kyç në realizimin e këtij vizioni.

Hapja e kësaj qendre holistike për arsimin dhe edukimin e të rinjve dhe të rriturve në Prizren, është një hap shumë i rëndësishëm për avancimin e arsimit në vend dhe shërben si model i suksesit që mund të ndjekin edhe komunat tjera në Kosovë.

 

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.