Trajnimi i personave me aftësi të kufizuara për teknologji informatike dhe komunikim

DVV International në bashkëpunim me Forumin Kosovar të Aftësive të Kufizuara në Kosovë (FKAK- Kosovo Disability Forum-KDF) ka realizuar implementimin e projektit,Trajnimi i personave me aftësi të kufizuara, për përdorimin e Teknologjis Informatike dhe komunikim”.

Në këtë projekt morën pjesë 70 persona me aftësi të kufizuara nga rajone të ndryshme të Kosovës, i cili ka filluar në javën e fundit të muajit janar, dhe ka përfunduar në fund të muajit Prill-2020. FKAK është një organizatë ombrellë e tetë organizatave jo-qeveritare që merren me integrimin socio-ekonomik të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë; HandiKos, Shoqata e të Verbërve të Kosovës, Shoqata Kosovare e të Shurdhërve, Down Syndrome Kosova, HendiKep, Klubi Dëshira, Shoqata e Autizmit, OPFAKKO. Realizimi i këtij projekti këtij projekti ka pasur qëllim kryesor arritjen e objektivave të më poshtme;

  • Zhvillimi i njohurive të personave me aftësi të kufizuara në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (për 70 persona me aftësi të kufizuara nga rajone të ndryshme të Kosovës);
  • Njohuri bazike për përdorimin e kompjuterit dhe komunikim, për personat me aftësi të ndryshme të kufizuara siç janë; persona të shurdhër, të verbër, persona me doëwn syndrome dhe persona paraplegjik, sipas programeve dhe teknikave të ndryshme të trajnimeve, për grupet e ndara të specifikuara më lartë.
  • Ngritjen e mundësive për punësim dhe integrim të përgjithshëm social dhe ekonomik të personave me aftësi të ndryshme të kuafizuara.

Të gjitha aktivitetet e parapara janë realizuar në kuadër të katër organizatave anëtare të Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar siç janë; Shoqata Kosovare e të Shurdhëve, Shoqata e të Verbërve të Kosovës, Doën Syndrome Kosova, dhe HANDIKOS.

Projekti ka filluar në javën e fundit të muajit Janar -2020, dhe shumica e aktiviteteve të parapara janë realizuar para arritjes së rastit të parë ne Kosovë , të Virusit COVID-19 (13 Mars 2020). Ndërsa përfundimi i aktiviteteve të mbetura (trajnimeve) gjatë muajit Prill është realizuar online, përmes platformave sociale ZOOM dhe Skype.

Të gjithë pjesmarrësit në këto trajnime, kanë përfunduar me sukses programin e trajnimit, dhe janë Certfikuar nga organizatat implementuese me Certifikata të cilat dëshmojnë arritjen e njohurive bazike për teknologji informatike dhe komunikim.

Nga ky projekt  përfitues direkt kanë qenë 70 personat me aftësi të ndryshme të kufizuara nga rajonet e ndryshme të Kosovës , ndërsa  përfitues indirekt kanë qenë organizatat anëtare të FKAK të cilat kanë zhvilluar mëtutje  trajnimet për teknologji informatike dhe komunikim për persona me aftësi të kufizuara, të cilat do të mund të implementojnë edhe mëtutje trajnime të tilla, për grupe tjera që nuk kanë qenë të kyqura në këtë projekt.

Përmes realizimit të këtij projekti është arritur edhe  ngritja e vetëdijes tek organizatat shtetërore, përgjegjëse për mirëqenien dhe integrimin e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë duke aluduar tek ato për i rëndësinë e njohurive bazike të teknologjisë informatike dhe komunikimit, si promotor për të përmirësuar jetën e përsonave me aftësi të kufizuara drejt realizimit të qëllimeve të tyre për një jetë të pavarur dhe për mirëqenien e tyre në Kosovë.

OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.