DVV International (Associacioni Gjerman për Arsimin e të Rriturve ) në bashkëpunim me organizaten jo- qeveritare në Kosovë – KEC ( Kosovo Education Center ) nga data 12 deri me 15 Dhjetor , 2019 kanë organizuar Trajnimin e 30 Trajnerëve nga OJQ të ndryshme, të cilat merren me të drejtat e njeriut dhe qytetarinë demokratike në Kosovë . Pjesmarrës në këto trajnime kanë qenë nga komunitete të ndryshme etnike të cilat jetojnë në Kosovë,ndërsa programi i përdorur gjatë këryre trajnimeve ka qenë "Të Drejtat e njeriut dhe qytetaria demokratike" i bazuar në programin EDC HRE të Këshillit të Evropës.
Njoftimi për pjesmarrje në këtë trajnim dhe përzgjedhja e pjesmarrësve është bërë përmes thirrjes së hapur e cila është vendosur nëpër Qendrat Rinore dhe Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) , dhe përmes bashkëpunimit edhe me rrjetet ekzistuese të OJQ-ve (Civikos dhe KOMF). Pas pranimit të aplikacioneve, nga personat e interesuar për pjesmarrje në këtë trajnim , eshte krijuar një komision i përbërë nga përfaqësuese të OShC-ve dhe nga stafi i KEC dhe DVV International i cili ka bërë përzgjedhjen e 30 Trajnerëve nga OJQ të e ndryshme që kanë marrë pjesë në Trajnim. Përparësi për pjesmarrje në këtë trajnim kanë pasur Trajnerët nga grupet e cenueshme dhe nga komunitetet.
Moduli i trajnimit që iu është ofruar pjesmarrësve në këtë trajnim ka qenë një kombinim i programeve - Edukimi multikulturor, programit për të drejtat e njeriut dhe qytetarisë demokratike nga Këshilli i Evropës dhe programit Edukimi për drejtësi shoqërore nga ,,International Step by Step Association“ . Për të siguruar shpërndarje të mëtutjeshme të njohurive, aftësive dhe shkathtësive, në përmbyllje të trajnimeve, të gjithë pjesëmarrësit kanë marrë detyra specifike për të bërë në vendin e tyre të punës, aty ku e zhvillojnë aktivitetet e tyre ditore.
Të gjithë pjesmarrësit në këtë trajnim,kanë komentuar këto trajnime si shumë të dobishme,dhe pas përfundimit të trajnimeve kanë vlerësuar trajnimin me notën maksimale .