DVV International - (Associacioni Gjerman për Arsimin e të Rriturve ) në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjis (MASHT) ,Ministrin e Punës dhe Mirëqenjes Sociale ( MPMS),Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit ( MKRS) dhe akteret tjerë të arsimit në Kosovë, kanë organizuar Konferencën -,E ardhmja e arsimit për të rritur në Kosovë’- e cila është mbajtur me datën 22 nëntor, 2019 në Hotelin ,Sirius’ në Prishtinë . Në këtë Konferencë kanë marre pjesë 115 persona , përfaqësues të institucioneve shtetërore , të organizatave Jo-Qeveritare , dhe ofruesve tjerë të arsimit për të rritur në Kosovë.Konferenca në fjalë është organizuar për të analizuar gjendjen aktuale të arsimit për të rritur në Kosovë dhe për të evidentuar hapat e mëtutjeshëm të domosdoshëm për zhvillimin e arsimit për të rritur. Duke u bazuar në zbatimin e Kornizës për veprim (Belem Framework for Action ), dhe në rishikimin afatmesëm të planit të veprimit, gjatë kësaj konference u analizua implementimi i rekomandimeve të dalura nga CONFINTEA – VI, u prezentua progresi i arritur deri më tani dhe u adresuan rekomandimet e nevojshme për arritjen e agjendës botërore -2030 në fushën e arsimit për të rritur edhe në Kosovë . Duke pasur parasyshë agjendën botërore për arsimin e të rriturve - 2030 , të gjithë pjesmarrësit u dakorduan se është një domosdoshmëri që edhe Kosova ka nevojë të renditet si pjesë përbërëse e kësaj agjende , të adresohen të arriturat e deritashme dhe të nxirren rekomandimet e nevojshme për të realizuar kornizën e veprimeve të nevojshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të arsimit për të rritur në Republikën e Kosovës.
Hapjen e kësaj konference e bëri z.Ramadan Alija - Drejtor i zyrës së DVV International ne Kosove, ndërsa nga një fjalim rasti e mbajtën edhe perfaqesues nga MASHT –zj.Valbona Fetiu Mjeku- Drejtoreshë e Departamentit të Arsimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur , zj.Jehona Rexha – MPMS- Drejtoreshë e Divizionit të Aftësimit Profesional dhe z. Vedat Jashari – MKRS – Deparatementi i Rinisë Kultures dhe Sportit. Gjatë kësaj Konference u prezentuan tema të ndryshme për gjendjen aktuale të arsimit për të rritur në Kosovë,dhe u adresuan rekomandime me fokus të veqantë në nevojat për ndryshime dhe zhvillim të mëtutjeshëm të arsimit për të rritur në Kosovë. Prezentuesit dhe temat e elaboruara gjatë kësaj konference ishin ;
Zj. Radica Berishaj -MASHT ,, Gendja aktuale,sfidat dhe nevojat per zhvillim te metutjeshem te ARr“ ;
Zr.Shpëjtim Kalludra -MPMS ,,Nevojat per shkathtësi sipas kërkesave të tregut të punës“;
Zr. Vedat Jashari – MKRS ,, Qendrat Rinore - potencial për zhvillimin e arsimit jo- formal në Kosovë“;
Zr. Prof.Dr Blerim Saqipi – UP ,, Qytetaria aktive dhe demokratizimi si pjesë përbërëse e ARr“;
Zr. Ramadan Alija - DVV International ,, Agjenda Globale -2030, dhe roli i arsimit për të rritur”.
Gjatë pjesës së dytë kësaj konferences janë organizuar tri punëtori , me grupe të ndryshme punuese , të cilat kishin për qëllim analizën dhe adresimin e planit të veprimit ,përmes rekomandimeve të nevojshme për:
- Politikat
- Qeverisjen
- Financimin
- Gjithëpërfshirjen dhe barazin
- Cilësin në arsimin e të rriturve
Të gjitha rekomandimet e dalura nga këto punëtori , u janë përcjellur përfaqësuesve të ministrive pjesmarrëse , dhe akterëve tjerë pjesmarrës në këtë Konference .
Interesimi për këtë konferencë ishte jashtëzakonishtë i lartë edhe nga mediat vendore , rrjetet sociale dhe opinioni i gjërë Kosovar . Për të elaboruar rëndësin e kësaj konference , dhe nevojat për zhvillim të mëtutjeshëm të arsimit për të rritur në Kosovë , janë ftuar dhe kanë zhvilluar bisedën e tyre në mediat qendrore televizive përfaqësues nga MASHT –Zj Valbona Fetiu Mjeku , dhe Zr. Ramadan Alija nga DVV International.