Nga data 7 deri më 9 maj 2024, z. Thomas Lichtenberg, Drejtor Rajonal i DVV International për Kaukazin dhe Evropën Juglindore, vizitoi Kosoven dhe realizoi takime me akter relevant dhe partner të organizatës DVV International në Kosovë. Vizita e tij ishte një vazhdimësi e punëtorisë së mbajtur më 4 prill 2024, e cila ishte organizuar nga DVV International, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe 7 Qendrave Rinore në Kosovë. Gjatë kësaj punëtorie, Qendrat Rinore ishin infromuar për fazën e ardhshme trevjeçare të programit të DVV International në Kosovë dhe ishin ftuar për të aplikuar për lansimin e Qendrave të Arsimimit dhe Edukimit të të Rriturve brenda objekteve të këtyre qendrave Rinore. Disa nga këto Qendra Rinore kanë shprehur intersimin e tyre duke dorëzuar aplikacionet për mundësi bashkëpunimit me DVV International në Kosovë.
Më 7 maj, z. Thomas Lichtenberg, së bashku me z. Ramadan Alija - Drejtor i DVV International në Kosovë dhe znj. Merita Shala - Koordinatore e zyrës së DVV International në Kosovë, vizituan Këshillin e Veprimit Rinor Lokal në Pejë (KVRL-Peja). Gjatë kësaj vizite u realizua edhe nënshkrimi trepalësh i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Pejës, DVV International dhe KVRL-Peja.
Më 8 maj 2024, u zhvillua një takim me nënkryetarin e Komunës së Vitisë, z. Hasan Aliu dhe përfaqësuesen e QR-Viti, znj. Donjeta Sadiku. Qëllimi i vizitës ishte të vlerësoheshin kapacitetet teknike dhe profesionale të kësaj qendre rinore, hapësirat e punës, programet, dhe bashkëpunimi me komunën. Përveç të tjerave znj. Sadiku theksoi se, kjo qendër fokusohet në përfshirjen e grave amvise, personave me nevoja të veçanta dhe zyrtarëve komunalë në aktivitetet e tyre, duke synuar edhe rritjen e kapaciteteve të arsimimit dhe edukimit joformal për të rritur. Nënkryetari z.Aliu konfirmoi mundësinë për mbështetjen nga Komuna e Vitisë për lansimin e ARr në kuadër të objektit të QR –Vitia. Një mbështetje e tillë do të ofrohet në infrastrukturë dhe kapacitete njerëzore.
Diskutime të mëtejshme u zhvilluan me përfaqësuesit e Universitetit të Prishtinës z. Naser Zabeli dhe znj. Fjolla Kaçaniku. Ata falenderuan DVV International për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm rreth programit të Kurrikulës Globale, që synon të rrisë profesionalizmin e edukatorëve për të rritur përmes zbatimit të programeve Trajnim – për – Trajnerë. Programi është në pritje të akreditimit nga MASHTI.
Më 9 maj, vizitat vazhduan në Qendrën Rinore në Klinë, ku znj. Vitore Zefi theksoi historinë dhe aktivitetet e qendrës si dhe nevojën për arsim jo formal, sidomos për grup mosha 40 – 45 vejçar/e që kryesisht janë të papunë dhe jo aktiv.
Tutje, në takimin në Qendrën Rinore Hareja në Vushtrri, përfaqësuesi i kësaj qendre z. Bajrush Kosumi prezantoi programet edukative të qendrës, të cilat përfshijnë kodim, robotikë, programim, kurse gjuhësh, dizajn dhe rrobaqepësi. Ai theksoi se kapacitetet humane dhe infrastruktura janë asete kyçe të kësaj qendre, duke ofruar mundësi për promovimin e diversitetit dhe mundësive të barabarta për të rinjtë dhe të rriturit.
Të dy qendrat shprehën gatishmërinë për bashkëpunim me DVV International për të përmirësuar ofertat e tyre arsimore.