Punëtoria - Hartimi i Planit të Veprimit për implementimin e objektivit - 5 - ARr në Kosovë, bazuar në PSAK 2022-2026.

30 Mars - 01 Prill, 2022

DVV International - zyra në Kosovë ka ofruar në vazhdimësi mbështetjen e saj profesionale dhe teknike gjatë procesit të hartimit të PSAK-2022-2026, respektivisht gjatë hartimit të  komponentes së ARr dhe Objektivit -5, i cili ka të bëj me zhvillimin e mëtutjeshëm të ARr gjatë 5 viteve të ardhshme në Kosovë. Kjo mbështetje i’u është ofruar Ministrisë së Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe akterëve tjerë relevat shtetërorë të arsimit në Kosovë (AAAPARr, AKK, etj). 

Pas finalizimit të Draftit – final të PSAK-2022-2026, DVV International në dakordim me MASHTI kanë organizuar Punëtorinë dy – ditore (30 Mars – 01 Prill) në të cilen kanë marrë pjesë 11 persona - përfaqësues dhe vendimmarrës nga institucionet relevante shtetërorë (MASHTI, AAAPARr, AKK) dhe përfaqësues të DVV International në Kosovë. Gjatë kësaj punëtorie është analizuar në detaje Objektivi -5 i PSAK - 2022 -2026 dhe janë dhënë rekomandimet për hartimin e Planit të Veprimit dhe implementimin e aktiviteteve të domosdoshme, të cilat do të mundësojnë arritjen e Indikatorëve për ARr, të paraparë në objektivin – 5 të PSAK 2022-2026. Të gjitha rekomandimet e daluara nga kjo punëtori dy-ditore janë adresuar tek grupi bërthamë i hartimit të PSAK -2022-2026 dhe personat përgjegjës në kuadër të MASHTI, të cilët do të miratojnë versioni final të Planit të veprimit për implementimin e PSAK-2022-2026 në Kosovë.