Punëtori – Rishikimi dhe ndryshimi i programeve holistike modulare - për ALE në Qendrat e Kompetences dhe shkollat e mesme profesionale në Kosovë

Në bashkëpunim me Agjencionin për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve (AAAPARr) në Kosovë, me datën 11 dhe 12 Shtator, 2023 u mbajt punëtoria - Rishikimi i programeve afatshkurtëra – modulare me qasje holistike për ARr. Kjo punëtori u zhvillua në ambientet e "Hotel Sirius" në Prishtinë dhe morën pjesë gjithsej 17 pjesëmarrës, përfshirë përfaqësues nga Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe mësimdhënës nga qendrat e kompetencës dhe shkollat e mesme profesionale në Kosovë.

 

Në bashkëpunim me Agjencionin për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve (AAAPARr) në Kosovë, me datën 11 dhe 12 Shtator, 2023 u mbajt punëtoria - Rishikimi i programeve afatshkurtëra – modulare me qasje holistike për ARr. Kjo punëtori u zhvillua në ambientet e "Hotel Sirius" në Prishtinë dhe morën pjesë gjithsej 17 pjesëmarrës, përfshirë përfaqësues nga Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe mësimdhënës nga qendrat e kompetencës dhe shkollat e mesme profesionale në Kosovë.

Hapjen e kësaj punëtorie dyditore e bëri Znj. Fikrije Zymberi, Drejtoreshë e Agjencionit për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve në Kosovë. Ajo theksoi punën dhe kontributin e dhënë në fushën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të të Rriturve nëpërmjet bashkëpunimit të vazhdueshëm me organizatën DVV International në Kosovë. Znj. Zymberi gjithashtu ritheksoi rëndësinë e kësaj punëtorie për rishikimin e këtyre dy programeve, të cilat do të implementohen në Qendrat e Kompetencës. Në të njëjtën kohë, Znj. Rozafa Aliu, koordinatore e projektit në DVV International, bëri të ditur se DVV International do të vazhdojë të mbështesë këto programe gjithëpërfshirëse, modulare për ARr, të cilat mundësojnë që të rriturit të kenë mundësi të aftësohen dhe zhvillohen në profesionet përkatëse në harmoni me nevojat e individidit dhe tregut të punës në Kosovë.

Në veçanti kjo punëtori iu dedikua dy programeve afatshkurtra-modulare “Instalues Elektrik” dhe “Ndërtues- Murator” të zhvilluara gjatë vitit të kaluar, të cilat  kishte nevojë të rishikohen dhe ndryshohen mëtutje, karrshi nevojave të pjesëmarrëve. Këto ndryshime janë bërë në përputhje me standardet e vërtetuara dhe miratuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe të harmonizuara me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve në Kosovë.

Duke u bazuar në rekomandimet dhe vlerësimet, janë identifikuar fushat ku modulet kishin nevojë për përmirësime. Kjo përfshinte përmirësimin e përmbajtjes, aktualizimin e materialeve të trajnimit, dhe sigurimin që modulet të jenë në përputhje me  nevojat  e njoihurive të pjesmarrësve  dhe  zhvillimet në fushën e profesioneve "Instalues Elektrik" dhe "Ndërtues- Murator".

Si rekomandime të radhës që dolën nga kjo punëtori ishin Certifikimi dhe Dizajni i Certifikatës. Është e domosdoshme të krijohet një proces i qartë certifikimi për pjesëmarrësit që përfundojnë me sukses trajnimin. Kjo duhet të përfshijë krijimin e certifikatave të mirëpërcaktuara që përvijojnë kompetencat dhe aftësitë e fituara gjatë trajnimit. Rekomnadim tjetër ishte edhe procesi i aplikimit për akreditim, për të siguruar njohjen dhe besueshmërinë e programit, është thelbësore të aplikohet për akreditim nga autoritetet përkatëse.

Ky proces do të kërkojë paraqitjen e të dhënave dhe dokumentacionit të kërkuar për të demonstruar se programi plotëson standardet e vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Pra, suksesi i arritur në këto programe trajnuese mundëson që studentët të marrin certifikata të vlefshme dhe të profilizohen me sukses në këto profesione të veçanta. Kjo formë e arsimit u ofron të rriturve mundësi të bëhen pjesë e tregut të punës, të punësohen në sektorin e ndërtimit, të fillojnë biznese të tyre ose të veprojnë si sipërmarrës të pavarur. Kështu, ata kanë potencialin të kontribojnë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe të ndihmojnë të tjerët në komunitetin e tyre.

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.